Naryshkin
Rusia po shkon drejt fundit të Operacionit Ushtarak në Ukrainë
Kreu i zbulimit rus, Sergey Naryshkin ka deklaruar në një intervistë për revistën “Razvedchik” se Rusia është duke përfunduar operacionin ushtarak në Ukrainë.
Situata në front nuk është në favorin e Kievit. Ne kemi iniciativën në të gjitha zonat dhe jemi afër arritjes së objektivave tona, ndërkohë që forcat ukrainase janë në prag të kolapsit dhe regjimi i Zelensky ka humbur legjitimitetin e vet krahas aftësisë për marrëveshje
Amendimi i doktrinës bërthamore ruse, Naryshkin: Mesazhi u mor në Perëndim!
Kreu i shërbimit të zbulimit të Federatës Ruse, Sergey NAryshkin, ka deklaruar se qendrat kryesore të Perëndimit kanë marrë mesazhin e duhur për përdorimin nga Ukraina të armëve me rreze të gjata.
Sipas tij, përgjigja e presidentit Putin për këtë lëvizje eventuale, duke vënë në dukje se sistemet mund të përdoren vetëm nga personel perëndimor dhe me akses satelitor, përfaqëson deklaratë të hapur lufte ndaj Rusisë, ka dhënë efekt.
Kreu i zbulimit rus: Polonia ka në axhendë aneksimin e Ukrainës Perëndimore
Kreu i shërbimit të Jashtëm inteligjent rus, Sergey Naryshkin është shprehur për gazetarët ruse se disa vende po synojnë ndarjen e Ukrainës. Sipas tij, Polonia ka në axhendë aneksimin e Ukrainës Perëndimore që përfshin rajonet e Lviv, Ternopil dhe Ivano-Frankivsk.
Sipas tij Polonia ka arsye të nxitojë pasi me afrimin e dimrit Perëndimi do të mund të kërkojë negociata me Rusinë për ta sakrifikuar Ukrainën.