Amendimi i doktrinës bërthamore ruse, Naryshkin: Mesazhi u mor në Perëndim!

Postuar në 03 Tetor, 2024 21:40

Kreu i shërbimit të zbulimit të Federatës Ruse, Sergey NAryshkin, ka deklaruar se qendrat kryesore të Perëndimit kanë marrë mesazhin e duhur për përdorimin nga Ukraina të armëve me rreze të gjata.

Sipas tij, përgjigja e presidentit Putin për këtë lëvizje eventuale, duke vënë në dukje se sistemet mund të përdoren vetëm nga personel perëndimor  dhe me akses satelitor, përfaqëson deklaratë të hapur lufte ndaj Rusisë, ka dhënë efekt.

Sipas shërbimit tonë, ky paralajmërim e çoi mesazhin në thuajse shumicën e kryeqyteteve perëndimore. Ndonëse, më lejoni ta përsëris, ka ende disa politikanë të papërgjegjshëm që po përpiqen të provojnë se asnjë linjë e kuqe e vendosur nga Rusia nuk duhet konsideruar. Kjo është një sjellje e rrezikshme dhe shpresoj se paralajmërimi i Rusisë do të hyjë në mendjet e shumicës së elitave politike të botës perëndimore

citohet Naryshkin të jetë shprehur për mediat azere.

Sipas tij paralajmërimi zyrtar i Putin për amendimin e doktrinës bërthamore të Rusisë si pasojë e këtij eventualiteti në Ukrainë, u interpretua si vijë e kuqe. Dhe pati efekt imediat. Ukrainës iu mohua e drejta e përdorimit armëve me rreze të gjatë që mundësojnë goditjen e brendisë së territorit rus.

Mes draft amendamenteve u propozuar që të cilësohet si Sulm akti i çdo fuqie bërthamore që mbështet një fuqi jobërthamore që është në luftë me Rusinë si dhe afirmon kundërpërgjigjen bërthamore ruse në rast të një sulmi ndaj Bjellorusisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.