Blloku Bota
Raporti i Kongresit: Covid-19 doli nga laboratori kinez
Covid-19 ka shumë mundësi të ketë rrjedhur nga laboratori kinez në Vuhan. Nënkomiteti i Përzgjedhur i Kongresit Amerikan për Pandeminë e Koronavirusit, ka dalë në një konkluzion të tillë në raportin prej 520 faqesh, i përgatitur pas një investigimi dyvjeçar.
Sipas ekspertëve, virusi zotëronte një karakteristikë biologjike që mungon në natyrë dhe të dhënat treguan se të gjitha rastet e Covid-19 buronin nga një hyrje e vetme te njerëzit, duke përforcuar teorinë e 'rrjedhjes laboratorike'.
Rutte: Nuk ka diskutime për anëtarësimin e Ukrainës në NATO
NATO nuk ka në diskutim ndonjë ftesë anëtarësimi për Ukrainën. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në një konferencë për shtyp përpara takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s, deklaroi se e vetmja çështje që po diskutohet lidhur me Ukrainën është furnizmi me armë.
Nuk ka interes për spiunazhin te të rinjtë në Perëndim
Agjencitë perëndimore të inteligjencës po përpiqen të rifreskojnë radhët, pasi brezat e rinj kanë filluar t'i japin përparësi çështjeve të tjera ekzistenciale si ndryshimi i klimës dhe të drejtat e njeriut. Një ish-operativ i inteligjencës britanike, në një intervistë për ABC News në Australi, thotë se të rinjtë nuk janë shumë të interesuar.
Qeverisje në fije të perit
Kryeministri francez, Michel Barnier, është dorëzuar para presionit të opozitës, duke u tërhequr nga shkurtimet e planifikuara në buxhetin e vitit të ardhshëm për rimbursimin e barnave.
KFOR refuzon dislokimin e trupave të FSK-së në Veri të Kosovës
Mediat në Serbi raportojnë se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka refuzuar kërkesën e autoriteteve në Prishtinë për dislokimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovëë në veri pas incidentit të rëndë të cilësuar si terrorist në Ibër Lepenac.
Lajmi është shpërndarë nga KoSSEv që ka një përgjigje zyrtare nga KFOR dhe ai konfirmon një pretendim të mëhershëm të presidentit serb Aleksander Vuçiç.
Biden thyen premtimin publik, fal të birin, Hunter
Në dallim nga sa kishte deklaruar në vijimësi, presidenti amerikan në ikje, Joe Biden, ka falur djalin e tij, Hunter, për dënimet për evazion fiskal dhe armëmbajtje.
Të djelën në mbrëmje pas Ditës së Falenderimeve – në një kohë kur vëmendja e publikut amerikan ishte gjetiu – ai njoftoi se kishte ndryshuar mendje
shkruan BBC.
Biden kishte premtuar përherë se nuk do ta falte djalin e tij për te cilin shkruan se “ka patur një përpjekje për ta thyer”.
Scholz: 650 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën
Gjermania do t'i japë Ukrainës ndihma të reja ushtarake me vlerë 650 milionë euro. Shifra u bë e ditur nga kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili ndodhet në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar.
Scholz deklaroi se Gjermania do të mbetet mbështetja më e fortë e Ukrainës në Evropë, ndërsa shtoi se ndihma do të dorëzohet gjatë dhjetorit.
Kjo është vetëm vizita e tij e dytë që nga shpërthimi i luftës, pas vizitës së parë në qershor 2022.
Starmer gjen alibinë: Konservatorët bënë eksperiment me kufinjtë e hapur
Keir Starmer, kryeministri britanik, bëhet politikani i fundit perëndimor që ngre çështjen e imigracionit në nivelin e një kërcënimi kryesor për sigurinë. Në një deklaratë të mbajtur pas publikimit të të dhënave zyrtare sipas të cilave për vitin 2023 në Britaninë e Madhe kishin hyrë 906 mijë njerëz, Starmet ka folur për atë që ai e quajti:
Eksperimenti me kufijtë e hapur
Më tej ai ka vazhduar me një ton gati konspiacionist:
Inaugurohet pas 38 vjetësh metroja e Selanikut: 300 000 gjetje arkeologjike
Në Greqi është inauguruar së fundmi metroja e dytë në vend, ajo e Selanikut. Lajmi ka zënë vend në raportimin e mediave kryesore europiane qoftë pse janë dashur 38 vjet për ta përmbyllur punën, qoftë sepse metroja ndërthuret me site arkeologjike që ekspozohen në itinerarin e saj.
Zelenskiy pranon lëshimin territorial ndaj Rusisë në këmbim të hyrjes në NATO
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka ofruar për herë të parë publikisht të lëshojë zyrtarisht territoret që aktualisht mbahen nga Rusia. Në një intervistë për Sky News, Zelenskiy ishte i drejtpërdrejtë: