Zelenskiy pranon lëshimin territorial ndaj Rusisë në këmbim të hyrjes në NATO
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka ofruar për herë të parë publikisht të lëshojë zyrtarisht territoret që aktualisht mbahen nga Rusia. Në një intervistë për Sky News, Zelenskiy ishte i drejtpërdrejtë:
Nëse duam t’i japim fund fazës së nxehtë të luftës ne duhet të vendosim nën ombrellën e NATO-s territorin e Ukrainës që kemi ne nën kontroll. Duhet ta bëjmë shpejt dhe në pas Ukraina mund ta rimarrë territorin e pushtuar diplomatikisht
ka thënë ndër të tjera ai.
Lëvizja në fjalë duket se synon neutralizimin apo ndërlikimin e negociatave direkte Trump-Putin pas janarit 2025, që me gjasë nuk i konvenojnë as aktorëve të ndryshëm në Perëndim.
Propozimi tingëllon bindës në aspektin se i ofron Putin përmbushjen e objektivave të deklaruara të operacionit ushtarak ndonëse Ukraina e mbetur në NATO është një lloj thike që vështirë se do të pranohet. Edhe pse teknikisht nuk ka ndonjë dallim për situatën e sigurisë sepse NATO është aktualisht në Balltik, Skandinavi dhe Poloni.
Zelenskiy ka edhe arsye të vetat pasi 2025 është vit zgjedhor në Ukrainë.
Add new comment