Blloku Bota
Bie qeveria franceze
Kryeministri i Francës, Michel Barnier është rrëzuar pasi partitë e majta dhe të djathta ekstreme bashkuan votuat në mbështetje të një mocioni mosbesimi.
Kjo shënon herën e parë që qeveria franceze rrëzohet në një votë mosbesimi që nga viti 1962. Vota e mosbesimit kaloi me 331 vota dhe deputetët nuk mundën ta votonin kundër, por mund të votonin vetëm pro ose abstenim.
Teatri i përultësisë/Mercedes i dorëzon Papa Franccesco Popemobilin elektrik - Luksoz dhe unik
Vatikani ka marrë në dorëzim makinën e parë tërësusht elektrike që do të jetë në përdorim për Papën. Popemobili i është dorëzuar Papa Franccesco nga drejtori i Mercedes-Benz Sten Ola Kallenius që ka deklaruar se:
Çdo detaj është perfekt. Ka marrë qindra orë punë dore për të ndërtuar një pjesë unike si kjo
Buxhet rekord për mbrojtjen, por Europa sërish mbetet larg SHBA dhe Kinës
Vendet anëtare të Bashkimit Europian pritet të shpenzojnë 326 miliardë euro për mbrojtjen në vitin 2024 që përfaqëson 1.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të unionit. Në viti 2023 BE-ja shpenzoi 279 miliardë euro, duke dëshmuar kështu ndikimin që ka lufta në Ukrainë në buxhetin e mbrojtjes së unionit.
Kreu i Agjencisë Europane të Mbrojtjes, Jiří Šedivý, ka deklaruar se megjithë rritjen rekord dhe përqindjen rekord që ajo përfaqëson në raport me PBB-në, buxheti europian mbetet sërish i dobët krahasuar me SHBA.
Kina ndalon eksportin në SHBA të materialeve bazë për armë dhe pajisje ushtarake
Kina nuk do të furnizojë SHBA-të me galium, germanium, antimon dhe materiale të tjera kyçe të teknologjisë së lartë me aplikime të mundshme ushtarake. Vendimi vjen si kundërpërgjigje pasi Uashingtoni zgjeroi listën e kompanive kineze që i nënshtrohen kontrolleve të eksportit në pajisjet e prodhimit të çipave kompjuterikë, softuerët dhe çipat e memories me bandë të gjerë. Çipa të tillë nevojiten për aplikacione të avancuara.
Raporti i Kongresit: Covid-19 doli nga laboratori kinez
Covid-19 ka shumë mundësi të ketë rrjedhur nga laboratori kinez në Vuhan. Nënkomiteti i Përzgjedhur i Kongresit Amerikan për Pandeminë e Koronavirusit, ka dalë në një konkluzion të tillë në raportin prej 520 faqesh, i përgatitur pas një investigimi dyvjeçar.
Sipas ekspertëve, virusi zotëronte një karakteristikë biologjike që mungon në natyrë dhe të dhënat treguan se të gjitha rastet e Covid-19 buronin nga një hyrje e vetme te njerëzit, duke përforcuar teorinë e 'rrjedhjes laboratorike'.
Rutte: Nuk ka diskutime për anëtarësimin e Ukrainës në NATO
NATO nuk ka në diskutim ndonjë ftesë anëtarësimi për Ukrainën. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në një konferencë për shtyp përpara takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s, deklaroi se e vetmja çështje që po diskutohet lidhur me Ukrainën është furnizmi me armë.
Nuk ka interes për spiunazhin te të rinjtë në Perëndim
Agjencitë perëndimore të inteligjencës po përpiqen të rifreskojnë radhët, pasi brezat e rinj kanë filluar t'i japin përparësi çështjeve të tjera ekzistenciale si ndryshimi i klimës dhe të drejtat e njeriut. Një ish-operativ i inteligjencës britanike, në një intervistë për ABC News në Australi, thotë se të rinjtë nuk janë shumë të interesuar.
Qeverisje në fije të perit
Kryeministri francez, Michel Barnier, është dorëzuar para presionit të opozitës, duke u tërhequr nga shkurtimet e planifikuara në buxhetin e vitit të ardhshëm për rimbursimin e barnave.
KFOR refuzon dislokimin e trupave të FSK-së në Veri të Kosovës
Mediat në Serbi raportojnë se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka refuzuar kërkesën e autoriteteve në Prishtinë për dislokimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovëë në veri pas incidentit të rëndë të cilësuar si terrorist në Ibër Lepenac.
Lajmi është shpërndarë nga KoSSEv që ka një përgjigje zyrtare nga KFOR dhe ai konfirmon një pretendim të mëhershëm të presidentit serb Aleksander Vuçiç.
Biden thyen premtimin publik, fal të birin, Hunter
Në dallim nga sa kishte deklaruar në vijimësi, presidenti amerikan në ikje, Joe Biden, ka falur djalin e tij, Hunter, për dënimet për evazion fiskal dhe armëmbajtje.
Të djelën në mbrëmje pas Ditës së Falenderimeve – në një kohë kur vëmendja e publikut amerikan ishte gjetiu – ai njoftoi se kishte ndryshuar mendje
shkruan BBC.
Biden kishte premtuar përherë se nuk do ta falte djalin e tij për te cilin shkruan se “ka patur një përpjekje për ta thyer”.