Bie qeveria franceze

Postuar në 04 Dhjetor, 2024 22:40

Kryeministri i Francës, Michel Barnier është rrëzuar pasi partitë e majta dhe të djathta ekstreme bashkuan votuat në mbështetje të një mocioni mosbesimi.

Kjo shënon herën e parë që qeveria franceze rrëzohet në një votë mosbesimi që nga viti 1962. Vota e mosbesimit kaloi me 331 vota dhe deputetët nuk mundën ta votonin kundër, por mund të votonin vetëm pro ose abstenim.

Barnier, një konservator veteran që ka mbajtur postin e kryeministrit për gati tre muaj, është i detyruar t’i paraqesë dorëheqjen e tij dhe të qeverisë së tij presidentit Emmanuel Macron. Rezultati thellon krizën politike të Francës dhe shënon një goditje të rëndësishme për Bashkimin Evropian në një kohë kur Gjermania është gjithashtu e zhytur në një fushatë zgjedhore parlamentare deri në shkurt dhe disa javë përpara se Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

MCN Tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.