Blloku Bota
BE: ZEE e Greqisë në Egje, 200 milje. Turqia: BE-ja nuk ka autoritet në Egje
Turqia ka reaguar ndaj publikimit të Planit Hapësinor Detar nga ana e Bashkimit Europian, sipas të cilit Zona Ekskluzive Ekonomike e Greqisë shtrihet 200 milje detare përtej detiti të saj territorial.
BE-ja nuk ka autoritet të komentojë mbi mosmarrëveshjet detrare mes shteteve sovrane. Përfshirja e BE-së në nisma të tilla e bën edhe më të vështirë zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve…Harta në fjalë është nul dhe nuk ka asnjë efekt ligjor. Ne nuk do të lejojmë dhunimin e të drejtave turke përmes këtij plani
Vuçiç nxiton, i heq statusin e trashëgimisë kompleksit të ushtrisë ku do të investojë Jared Kushner
Rebelimi Ekologjik, një grup opozitar në Serbi, ka dënuar planet e qeverisë serbe, më saktë presidentit Vuçiç, për nxjerrjen nga statusi i trashëgimisë të “Generalstab” në Beograd, kompleksi i vjetër i ushtrisë jugosllave.
Zelenskiy kërkon fundin e luftës me diplomaci
Ardhja e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë ka vënë në lëvizje diplomacinë europiane. Telefonata e kancelarit Scholz me Presidentin rus Putin synon në parim arritjen e një fundi të luftës në Ukrainë edhe me koston e lëshimit të territoreve. Nga ana tjetër, vetë presidenti ukraians, Zelenskiy ka deklaruar në një intervistë të publikuar sot se Kievi është i interesuar të arrijë fundin e luftës me mjete diplomatike.
Telefonatë Putin-Scholz për Ukrainën
Pas më shumë se dy vitesh kancelari gjerman Olaf Scholz ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin. Sipas njoftimeve mediatike, kancelari gjerman i ka kërkuar Putin të hyjë në negociata me Zelenskiyn “për një paqe të ndershme dhe afatgjatë me Ukrainën”.
Novi Sad/14 minuta pa lëvizur, në ditën e 14-të pas tragjedisë që mori 14 jetë
Opozita dhe qytetarët serbë kanë organizuar një protestë të veçantë sot – e premte 15 nëntor – në Novi Sad. 14 minuta ndaloi çdo gjë në qytet, prej orës 11:52 deri në orën 12:06 për të kujtuar 14 ditë që nga aksidenti tragjik i stacionit të trenit që mori 14 jetë njerëzore.
Opozita nga Beogradi është solidarizuar me protestën, e cila është zhvilluar në disa zona të Novi Sadit.
Human Rights Watch: Izraeli ka kryer spastrim etnik në Gaza
Një raport i Human Rights Watch përcakton se Izraeli ka kryer spastrim të qëllimshëm etnik në Gaza prej nga ku ka deportuar 2 milionë civilë palestinezë.
Greqia në diskutime me Izraelin për një sistem "Iron Dome" me kosto 2 miliardë euro
Greqia është duke diskutuar me Izraelin për ndërtimin e një mburoje ajrore si ajo që njihet me emrin: Iron Dome.
Plani synon krijimn e një sistemi shumëplanësh ajoror dhe anti-dron. Ne jemi në diskutime me Izraelin
citon gazeta “Kathimerini” një burim të vetin pranë ministrit të Mbrojtjes Nikos Dendias.
Josh Shapiro, promovohet që tani si një ndër emrat kryesorë të demokratëve për 2028
Humbja katstrofike e demokratëve në ShBA ka hapur rrugën për diskutimin e rinovimit të lidershipit. “The Hill” shkruan se në radhët e demokratëve ka nisur të shihet si kandidati më premtues për zgjedhjet e ardhshme, guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro, me origjinë hebreje.
Për një demokrat, cdo shteg për në Shtëpinë e Bardhë më 2028 kalon edhe nga Pensilvania dhe dikush që është popullor si askush tjetër do të marrë shumë vëmendje
Video/Takimi Trump-Biden. Tone kordiale dhe dakordësi për tranzicion paqësor të pushtetit
Siç ishte njoftuar më herët, Presidenti I zgjedhur I SHBA, Donald Trump, është takuar me presidentin në detyrë, Joe Biden. Takimi ëzhtë zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë dhe në videon e shpërndarë shihen tonet kordiale mes dy presidentëve që shkëmbejnë rolet.
Trump ka deklaruar se “sot politika është shumë e mirë” duke vlerësuar nevojën e tranzicionit paqësor të pushtetit.
"The Guardian" del nga "X": Platformë toksike!
Gazeta britanike “The Guardian” ka mbyllur llogarinë e vet në rrjetin “X”, ose më saktë nuk do të postojë më përmbajtje të sajat aty. Përmes një deklarate gazeta sqaron arsyet e këtij bojkoti:
Ne mendojmë se përfitimet e të qenit në X kapërcehen tashmë nga aspektet negative dhe burimet mund të përdoren më mirë në promovimin e gazetarisë sonë gjetkë