Vuçiç nxiton, i heq statusin e trashëgimisë kompleksit të ushtrisë ku do të investojë Jared Kushner
Rebelimi Ekologjik, një grup opozitar në Serbi, ka dënuar planet e qeverisë serbe, më saktë presidentit Vuçiç, për nxjerrjen nga statusi i trashëgimisë të “Generalstab” në Beograd, kompleksi i vjetër i ushtrisë jugosllave.
Sipas grupimit në fjalë heqja e statusit të trashëgimisë është në kundërshtim me Kushtetutën serbe dhe ligjet në fuqi, ndërkohë që siç është njoftuar objekti do t’i lihet dhëndrit të Trump, Jared Kushner për projekte të tjera që përfshijnë kazino dhe qendra “Spa”.
Pse ka rëndësi kjo që po ndodh në Serbi? Sepse ajo ngjan identikisht me atë që ndodhi me kompleksin “Partizani” që u bë shkak që Saliu të kapet pas Penxheres sot. Ka rëndësi edhe për të parë sesa ngjashmëri ka me rastin e “Teatrit Kombëtar” në Tiranë, prishur për të eksperimentuar me një teatër të ri 30 milionë euro, kur Shqipëria nuk ka më art skenik thuajse fare.
Këto janë shembuj të qartë të një politike të zhbërjes së trashëgimisë, pas së cilës lidhet një histori dhe një identitet që duket se u rri ngushtë apo keq disave në këtë Ballkanin e servëve gjithfarësh, ku imuniteti blihet me kapitulacione dhe me një qasje që e vendos qytetarin para traumës së shkëputjes historike e nënrenditur ndaj nevojave të një grupi.
Add new comment