Zelenskiy kërkon fundin e luftës me diplomaci
Ardhja e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë ka vënë në lëvizje diplomacinë europiane. Telefonata e kancelarit Scholz me Presidentin rus Putin synon në parim arritjen e një fundi të luftës në Ukrainë edhe me koston e lëshimit të territoreve. Nga ana tjetër, vetë presidenti ukraians, Zelenskiy ka deklaruar në një intervistë të publikuar sot se Kievi është i interesuar të arrijë fundin e luftës me mjete diplomatike.
Amabasadori i Rusisë në OKB në Gjeneva ka deklaruar se nga ana e vet, Kremlini është i interesuar për negociata, që duhet të konsiderojnë realitetin në terren.
Është pra e qartë se paralajëmrimi i Donald Trump për të tërhequr financimin për luftën në Ukrainë, ka aktivizuar frikën e pasigurive në front që do të mund të hapte rrugën për ofensive të gjerë ruse. Në kushtet e tanishme është interesante të shihet sesi do të shkojë procesi, sidomos nga fakti se zyrtarë në Perëndim deklarojnë se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë. Nëse është kështu, atëherë Putinit nuk i intereson paqja apo negociata me Kievin nëse konfirmohet se SHBA tërhiqet nga angazhimet e veta.
Add new comment