Greqia në diskutime me Izraelin për një sistem "Iron Dome" me kosto 2 miliardë euro
Greqia është duke diskutuar me Izraelin për ndërtimin e një mburoje ajrore si ajo që njihet me emrin: Iron Dome.
Plani synon krijimn e një sistemi shumëplanësh ajoror dhe anti-dron. Ne jemi në diskutime me Izraelin
citon gazeta “Kathimerini” një burim të vetin pranë ministrit të Mbrojtjes Nikos Dendias.
Sipas burimeve në fjalë, nëse bisedimet çojnë në një marrëveshje, atëherë Greqia do të shpenzojë 2 miliardë euro për sistemin në fjalë dhe mandej 12.8 miliardë euro deri në vitin 2035 për të modernizuar forcat e armatosura, ku përfshihet edhe një blerje deri në 40 njësi F-35, avioni amerikan i gjeneratës së pestë.
Add new comment