Blloku Bota

Izraeli shkëput përfundimisht marrëdhëniet me UNRWA

Postuar në 04 Nëntor, 2024 10:43

Izraeli ka njoftuar zyrtarisht Kombet e Bashkuara për ndërprerjen e marrëdhënieve me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).

Njoftimi u bë i ditur nga Ministria e Jashtme izraelite pas miratimit javën e kaluar të dy projektligjeve që ndalojnë UNRËA-n të veprojë në Izrael.

 “Në emër të ministrit, Israel Katz, Ministria e Jashtme ka njoftuar OKB-në për anulimin e marrëveshjes ndërmjet Shtetit të Izraelit dhe UNRËA-së”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter godet Selanikun

Postuar në 03 Nëntor, 2024 19:15

Greqia është goditur sot nga disa tërmete, më i forti me magnitudë 5.3 i shkallës Rihter.

Tërmetet kanë qenë me epiqendër në Néa Moudhaniá, rreth 60 kilometra nga qyteti i Selanikut. Kanë qenë tri goditje sizmike, dy mes të cilave konsiderohen pasgoditje të tërmetit kryesor. 

Balta mbi Mbretin që rrit autoritetin e tij

Postuar në 03 Nëntor, 2024 15:36

Balta e hedhur mbi Mbretin Felipe të Spanjës na kujton të gjithëve forcën e demokracisë që buron nga qytetari që e ndjen vendin e tij. Edhe pse po flasim për një gjendje të dëshpëruar në një ngjarje shumë të jashtëzakonshme, për të cilën qeverisja mund të fajësohet deri diku, sulmi fizik mbi monarkun është simbolik dhe nuk ka asgjë subversiv.

Është ndër ato raste të qarta kur dhuna nuk është dhunë, por apel dhe korrigjues, vetëdije. Këtë atribut e ka vetëm demokracia që toleron si një “ndër opinionet” e mjedisit politik edhe përplasjen.

Video/Situatë e vështirë për mbretin Felipe VI në Valencia

Postuar në 03 Nëntor, 2024 15:08

Mbreti i Spanjës, Felipe VI është gjendur në një situatë të vështirë në Valencia ku është qëlluar me baltë nga banorë të irrituar si pasojë e përmbytjeve të fundit. Ai ka qenë shoqëruar nga bashkëshortja, mbretëresha Letizia, kryeministri Pedro Sanchez dhe është detyruar të largohet nga zona e përplasjes.

Ik, ik! Vrasës!

dëgjohen thirrjet e banorëve.

SHBA paralajmëron Iranin: Nëse sulmoni, nuk mund ta mbajmë Izraelin

Postuar në 02 Nëntor, 2024 22:40

SHBA-ja e ka paralajmëruar Iranin që të mos nisë një tjetër sulm ndaj Izraelit, duke theksuar se Uashingtoni nuk do të mund t’i frenojë izraelitët nëse ata sulmojnë përsëri.

Lajmin e bën të ditur Axios, duke cituar një zyrtar amerikan dhe një ish-zyrtar izraelit.

Liderët aktualë në Perëndim nuk kanë largpamësinë e paraardhësve të tyre

Postuar në 02 Nëntor, 2024 16:44

Uashingtoni dhe aleatët e tij e kanë gabim nëse besojnë se Rusia nuk do ta kalojë kurrë kufirin e përdorimit të armëve bërthamore”. Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, thotë se liderët aktualë në Perëndim nuk kanë largpamësinë e paraardhësve të tyre, aq sa për ta marrë seriozisht gatishmërinë e Rusisë për të mbrojtur ekzistencën e saj duke përdorur të gjitha mjetet që ka në dispozicion.

Europa duhet të rritet. Siguria e saj varet nga NE, jo nga zgjedhjet amerikane

Postuar në 02 Nëntor, 2024 16:13

Nëse lexon mediat kryesore të Perëndimit sot, madje edhe ato që janë media të specializuara dhe i qëndrojnë “larg” debatit të ditës, njeriu mund të mendojë se diçka shumë e keqe do ndodhë në botë nëse Donald Trump hyn në Shtëpinë e Bardhë. “The Economist”, “Foreign Affairs”, “Financial Times”, “Foreign Policy” e të tjera me radhë, dita-ditës bëjnë thirrje që amerikanët të votojnë Kamala Harris. Për asgjë tjetër veçse ajo është më e mirë se Trump. 

Olukemi Olufunto Adegoke Badenoch - Kemi - kryetarja e re e Partisë Konservatore britanike

Postuar në 02 Nëntor, 2024 13:01

Olukemi Olufunto Adegoke Badenoch, e datëlindjes 1980 është kryetarja e re e partisë konservatore britanike. Ajo ka lindur në Londër dhe ka origjinë nigeriane, fëmijë e dy mjekëve. Ajo fitoi 54 000 vota përkundrejt 41 000 të marra nga rivali Robert Jenrick.

Polonia nis ndërtimin e vijës së fortifikimit në kufirin me Rusinë dhe Bjellorusinë

Postuar në 01 Nëntor, 2024 18:01

Polonia ka nisur së fundmi ndërtimin e një projekti fortifikues në kufi me Bjellorusinë dhe Rusinë. Lajmi është bërë publik nga kryeministri Donald Tusk që flet për ndërtimin e Mburojës Lindore.

Projekti parashikohet të kushtojë 2.3 miliardë euro dhe në funksion të këtij qeveria polake në muajin maj janë akorduar 10 miliardë zloty për mbrojtjen e një kufiri që shkon në 800 km.

Skandal hakerimi në Itali, të përfshirë Vatikani dhe Izraeli

Postuar në 01 Nëntor, 2024 10:07

Një skandal hakerimi që ka përfshirë Italinë mund të shtrihet përtej kufijve të saj, duke përfshirë Izraelin, Vatikanin, Mbretërinë e Bashkuar dhe Lituaninë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota