Video/Situatë e vështirë për mbretin Felipe VI në Valencia
Mbreti i Spanjës, Felipe VI është gjendur në një situatë të vështirë në Valencia ku është qëlluar me baltë nga banorë të irrituar si pasojë e përmbytjeve të fundit. Ai ka qenë shoqëruar nga bashkëshortja, mbretëresha Letizia, kryeministri Pedro Sanchez dhe është detyruar të largohet nga zona e përplasjes.
Ik, ik! Vrasës!
dëgjohen thirrjet e banorëve.
Mbreti ka ruajtur qetësinë dhe është përpjekur të flasë me banorët e atyshëm që janë dërrmuar nga ato që cilësohen si përmbytje të paprecedenta. Të njëjtat pamje janë regjistruar edhe ndaj kryeministrit Pedro Sanchez, makina e të cilit është goditur nga disa banorë.
Add new comment