Blloku Bota
SHBA: 8 mijë ushtarë nga Koreja e Veriut, gati për frontin në Ukrainë
Rreth 8 000 ushtarë të Koresë së Veriut janë në Rusi pranë kufirit të Ukrainës dhe po përgatiten të ndihmojnë Kremlinin të luftojë kundër trupave ukrainase në ditët në vijim. Lajmin e bëri të ditur administrata Biden.
Greqia dhe Turqia, përpjekje të përbashkëta për të marrë drejtimin e OSBE-së
Greqia dhe Turqia kanë bashkuar përpjekjet për të siguruar që dy kandidatë të tyre të fitojnë vendet drejtuese në OSBE në Europë. Mania Telalian e Greqisë për kreun e Zyrës për të Drejtat e Njeriut në OSBE dhe Feridun Sinirlioglu për sekretar të Përgjithshëm nga Turqia. Në përpjekje për të siguruar emërimin dy ambasadorët e të dy vendeve në SHBA, Katerina Nassika e Greqisë dhe Sedat Onal i Turqisë kanë bërë demarshe pranë Ndihmës Sekretarit të Shtetit, James O’Brien ndërkohë që gazeta “Kathimerini” njofton se të dyja shtetet po lobojnë edhe në Europë.
Drejt paqes zyrtare mes Armenisë dhe Azerbajxhanit
Armenia dhe Azerbajxhani janë afër një traktati paqeje të plotë. Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Jashtëm armen, Ararat Mirzoyan gjatë një fjalimi në parlament.
Me një optimizëm të kujdesshëm, besoj se në të ardhmen e afërt do të jemi në gjendje të biem dakord mbi një apo dy pikat e mbetura dhe të kemi një traktat të dakordësuar paqeje të plotë
ka thënë ai.
Hidhet ideja e një CIA europiane
Bashkimi Evropian duhet të hapë agjencinë e vet të inteligjencës. Ideja është hedhur nga ish-presidenti finlandez Sauli Niinistö.
Në mars, Niinistö - i cili ka qenë president i Finlandës për më shumë se një dekadë – u ngarkua nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me detyrën për të hartuar një raport të detajuar mbi gatishmërinë e bllokut për luftë dhe mbrojtje civile, së bashku me propozimet për përmirësim.
Video/60 të vdekur në Spanjë nga anticikloni "DANA"
Spanja e jugut është goditur nga anticikloni DANA, si pasojë e të cilit kanë vdekur 60 njerëz. Fotot dhe videot e shpërndara tregojnë një gjendje gati katastrofike në Valencia ndërkohë që paralajmërimi për kohë të keqe u është dhënë Saragozës, Navarrës, Burgosit, Lleidës, Hueskas, Teruelit, La Rihojas, Sorias dhe Kordova i Alava.
Philip Morris mbyll fabrikat në Gjermani: Europianët po pinë më pak cigare
Prodhuesi i Marlboro-s, Philip Morris, njoftoi mbylljen e dy fabrikave në Gjermani, duke e motivuar këtë vendim me rënien e kërkesës për cigare nga europianët.
"Vitet e fundit, kërkesa për cigare në Evropë ka rënë ndjeshëm," tha kompania në një deklaratë, duke shtuar se i njëjti trend vihet re edhe për duhanin e dredhur.
“Ky trend pritet të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme”, tha kompania.
De Gaulle: Botës i duhet një rend i ri brenda kornizës së BRICS
Bota ka nevojë për një rend të ri brenda kornizës së BRICS për të garantuar sigurinë ndërkombëtare dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Pierre de Gaulle, aktivist francez dhe nipi i ish-presidentit Charles de Gaulle, thotë se samiti i fundit i BRICS provoi suksesin e botës multipolare dhe kjo e bën të domosdoshëm një rend të ri.
Zgjedhjet zhytin në pasiguri politike aleatin më të madh të SHBA në Azi
Japonezët votuan kundër partisë në qeveri prej shumë vitesh në zgjedhjet e së dielës, duke e zhytur ekonominë e katërt më të madhe në botë në një periudhë të rrallë pasigurie politike.
Partia Liberale Demokratike e Japonisë, e cila ka qeverisur pothuajse vazhdimisht që nga viti 1955, ka humbur shumicën parlamentare në Dhomën e Ulët për herë të parë në 15 vjet.
Zemërimi i publikut dhe mosbesimi ndaj qeverisë u ndikuan edhe nga një skandal i madh të financimit politik në zemër të LDP-së.
Kina reagon pas shitjes së armëve Tajvanit: ShBA ka cenuar sovranitetin tonë
Kina do të marrë “të gjitha masat e nevojshme” pasi SHBA i shiti Tajvanit një sasi armësh në vlerë 2 miliardë dollarë. Pekini nuk e ka pritur mirë këtë zhvillim të ri, duke paralajmëruar masa të reja që do të konfirmojnë sovranitetin e tij mbi ishullin e vetëqeverisur.
Paketa e miratuar nga DASH përfshin sisteme të avancuara raketore tokë-ajër dhe radar, si pjesë e përpjekjeve të tij për të kundërshtuar fuqinë ushtarake në rritje të Kinës në Azi-Paqësor.
“E gjithë popullata e Gazës veriore rrezikon vdekjen”
Ajo që forcat izraelite po bëjnë në Gazën e rrethuar gjatë luftës së tyre të vazhdueshme kundër Hamasit nuk mund të lejohet të vazhdojë. Joyce Msuya, zyrtarja më e lartë për çështjet humanitare e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi në një postim në Twitter se “e gjithë popullata e Gazës veriore është e rrezikuar nga vdekja”.