Greqia dhe Turqia, përpjekje të përbashkëta për të marrë drejtimin e OSBE-së
Greqia dhe Turqia kanë bashkuar përpjekjet për të siguruar që dy kandidatë të tyre të fitojnë vendet drejtuese në OSBE në Europë. Mania Telalian e Greqisë për kreun e Zyrës për të Drejtat e Njeriut në OSBE dhe Feridun Sinirlioglu për sekretar të Përgjithshëm nga Turqia. Në përpjekje për të siguruar emërimin dy ambasadorët e të dy vendeve në SHBA, Katerina Nassika e Greqisë dhe Sedat Onal i Turqisë kanë bërë demarshe pranë Ndihmës Sekretarit të Shtetit, James O’Brien ndërkohë që gazeta “Kathimerini” njofton se të dyja shtetet po lobojnë edhe në Europë.
Kjo nismë e paprecedentë nënvizon një afrim të marrëdhënieve dypalëshe
shkruan gazeta.
Nga ana e Shqipërisë u përfol si kandidaturë Igli Hasani, ministër i Jashtëm.
Add new comment