SHBA: 8 mijë ushtarë nga Koreja e Veriut, gati për frontin në Ukrainë  

Postuar në 31 Tetor, 2024 22:12

Rreth 8 000 ushtarë të Koresë së Veriut janë në Rusi pranë kufirit të Ukrainës dhe po përgatiten të ndihmojnë Kremlinin të luftojë kundër trupave ukrainase në ditët në vijim. Lajmin e bëri të ditur administrata Biden.

Shifra e re është një rritje dramatike nga një ditë më parë, kur Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se vetëm disa nga trupat kishin lëvizur drejt kufirit të Ukrainës në rajonin e Kurskut, ku forcat e Moskës kanë luftuar për të zmbrapsur inkursionin ukrainas.

Kjo do të thotë gjithashtu se shumica e trupave të Koresë së Veriut që SHBA dhe aleatët e saj thonë se janë dërguar në Rusi, janë tani në kufi me Ukrainën.

SHBA-ja ka përllogaritur se gjithsej rreth 10 000 trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi.

Nga 8 000 në Kursk, "ne nuk i kemi parë ende këto trupa të vendosen në luftime kundër forcave ukrainase, por ne do të prisnim që kjo të ndodhte në ditët në vijim," tha Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

Rusia ka trajnuar ushtarët e Koresë së Veriut në artileri, dronë dhe "operacione bazë të këmbësorisë, duke përfshirë pastrimin e llogoreve, duke treguar se ata synojnë plotësisht t'i përdorin këto forca në operacionet e vijës së parë", tha Blinken.

Përpjekjet e Koresë së Veriut për të forcuar marrëdhëniet me Rusinë kanë ngritur shqetësime për shkak të ndikimit që mund të kenë në zgjerimin e luftës në Ukrainë dhe çfarë ndihme ushtarake ruse do të shpërndahet në këmbim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.