Olukemi Olufunto Adegoke Badenoch - Kemi - kryetarja e re e Partisë Konservatore britanike
Olukemi Olufunto Adegoke Badenoch, e datëlindjes 1980 është kryetarja e re e partisë konservatore britanike. Ajo ka lindur në Londër dhe ka origjinë nigeriane, fëmijë e dy mjekëve. Ajo fitoi 54 000 vota përkundrejt 41 000 të marra nga rivali Robert Jenrick.
Ajo ka qenë anëtare e qeverisë së Rishi Sunak dhe gëzon reputacionin e një njeriu luftarak dhe energjik. Megjithatë, zgjedhja e saj ngjan me një eksperiment që po ekzagjerohet në shoqëritë perëndimore, që po absolutizojnë artificialisht vlerën e integrimit të pakicave ndërkohë që në vendime mbeten përjashtuese. Rishi Sunak dhe Suella Braverman ishin të dy shembull i transplantimeve të kësaj natyre në establishmentin politik, por që mbajnë autorësi të idesë "Ruanda" për imigracionin. Vetë e sapozgjedhura, Badenoch, nuk i shpëton klisheve politike që dëgjohen kaq shpesh anembanë.
Partia ka nevojë të jetë e ndershme rreth faktit se ne bëmë gabime. Është koha të ringrejmë politikën tonë dhe t’i japim vendit një fillim të ri. Koha të rilindim!
citohet ajo në fjalimin inaugurues.
Janë terma që janë dëgjuar pandalshëm në dy dekadat e fundit dhe që janë shndërruar në retorikë pa kuptim. Nga ana tjetër kapja tek individë me origjinë jobritanike reflekton historinë e re shoqërore të ishullit që po largohet shumë nga disa referenca që nuk mund të preken kaq kollaj pa pasoja. Ka një mediatizim histerik në theksimin e rekordeve të reja që pak kanë të bëjnë në fakt me përmbajtjen: gruaja e parë presidente e SHBA, presidenti i parë me ngjyrë, transgjinori i parë e kështu me radhë, ndërkohë që bilanci I drejtimit nga “kategori” të tilla të kampionizuara me dhunë mediatike, është identic në mos më keq me të këqinjtë e mirënjohur.
Edhe në aspektin e emancipimit, që kaq shumë po kërkohet dhe që po synon shkatërrimin e raportit të njohur familjar, nuk ka asgjë përpara. Nëse shohim fushatën elektorale në SHBA, ish-presidenti Obama përsërit po ato që ka thënë kur ishte vetë në fushatë, duke harruar se la një vend që nuk përparoi askund me liritë apo barazinë, hiq Obamacare, trashëgimia e së cilës debatohet ende.
Add new comment