Polonia nis ndërtimin e vijës së fortifikimit në kufirin me Rusinë dhe Bjellorusinë

Postuar në 01 Nëntor, 2024 18:01

Polonia ka nisur së fundmi ndërtimin e një projekti fortifikues në kufi me Bjellorusinë dhe Rusinë. Lajmi është bërë publik nga kryeministri Donald Tusk që flet për ndërtimin e Mburojës Lindore.

Projekti parashikohet të kushtojë 2.3 miliardë euro dhe në funksion të këtij qeveria polake në muajin maj janë akorduar 10 miliardë zloty për mbrojtjen e një kufiri që shkon në 800 km.

“Mburoja Lindore” parashikon përveç fortifikimeve dhe pengesave natyrore edhe vendosjen e teknologjisë e gjurmimit të kërcënimeve, posta ushtarake dhe sisteme anti-dronë. Projekte të ngjashme janë ideuar edhe në vendet balltike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.