BE: ZEE e Greqisë në Egje, 200 milje. Turqia: BE-ja nuk ka autoritet në Egje
Turqia ka reaguar ndaj publikimit të Planit Hapësinor Detar nga ana e Bashkimit Europian, sipas të cilit Zona Ekskluzive Ekonomike e Greqisë shtrihet 200 milje detare përtej detiti të saj territorial.
BE-ja nuk ka autoritet të komentojë mbi mosmarrëveshjet detrare mes shteteve sovrane. Përfshirja e BE-së në nisma të tilla e bën edhe më të vështirë zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve…Harta në fjalë është nul dhe nuk ka asnjë efekt ligjor. Ne nuk do të lejojmë dhunimin e të drejtave turke përmes këtij plani
citon gazeta greke “Kathimerini” një deklaratë të posaçme të Ministrisë së Jashtme turke. Greqia ende nuk ka shpallur Zonën Ekskluzive Ekonomike në Egje për shkak të konfliktit me Turqinë.
Add new comment