Josh Shapiro, promovohet që tani si një ndër emrat kryesorë të demokratëve për 2028
Humbja katstrofike e demokratëve në ShBA ka hapur rrugën për diskutimin e rinovimit të lidershipit. “The Hill” shkruan se në radhët e demokratëve ka nisur të shihet si kandidati më premtues për zgjedhjet e ardhshme, guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro, me origjinë hebreje.
Për një demokrat, cdo shteg për në Shtëpinë e Bardhë më 2028 kalon edhe nga Pensilvania dhe dikush që është popullor si askush tjetër do të marrë shumë vëmendje
citon media në fjalë J.J. Balaban, një njeri i marketingut politik.
Shapiro është diplomuar me maksikumin e rezultateve në jurisprudencë në Rochester dhe ka qenë Prokuror në Penslivani në vitin 2022.
Një njeri i ligjit dhe i kthjellët, ai tërhoqi vëmendjen edhe me qëndrimin e vet pas zgjedhjeve.
SIç e kam thënë përherë, vullneti i popullit duhet të respektohet dhe populli i Pensilvanisë ka folur, duke zgjedhur Donald Trump si president të ShBA
u shpreh ai në një moment depresioni të thellë për demokratët.
Add new comment