Raporti i Kongresit: Covid-19 doli nga laboratori kinez

Postuar në 03 Dhjetor, 2024 17:29

Covid-19 ka shumë mundësi të ketë rrjedhur nga laboratori kinez në Vuhan. Nënkomiteti i Përzgjedhur i Kongresit Amerikan për Pandeminë e Koronavirusit, ka dalë në një konkluzion të tillë në raportin prej 520 faqesh, i përgatitur pas një investigimi dyvjeçar.

Sipas ekspertëve, virusi zotëronte një karakteristikë biologjike që mungon në natyrë dhe të dhënat treguan se të gjitha rastet e Covid-19 buronin nga një hyrje e vetme te njerëzit, duke përforcuar teorinë e 'rrjedhjes laboratorike'.

Raporti pretendon se qeveria kineze, agjencitë brenda qeverisë amerikane dhe disa anëtarë të komunitetit shkencor ndërkombëtar “kërkuan të mbulonin faktet në lidhje me origjinën e pandemisë”.

I zbuluar për herë të parë në qytetin qendror kinez të Vuhanit, në dhjetor 2019, koronavirusi u përhap me shpejtësi në të gjithë botën duke shkaktuar vdekjen e rreth 7 milionë njerëzve.

Sipas raportit, laboratori kryesor kërkimor i Kinës për koronaviruset në Vuhan ka precedentë në kryerjen e kërkimeve “në nivele të papërshtatshme të biosigurisë". Dokumenti pretendon se studiuesit në laborator "ishin të sëmurë me një virus të ngjashëm me COVID në vjeshtën e vitit 2019, muaj para se COVID-19 të zbulohej në tregun me lagështi të qytetit".

"Me aq njohuri sa ka shkenca deri tani, nëse do të kishte prova të një origjine natyrore, ato do të ishin shfaqur tashmë," thuhet më tej.

Në fillim të pandemisë, teoritë sugjeruan se virusi u shfaq në një "treg të lagësht" kinez. Këto tregje tradicionale janë të njohura për shitjen e shpeshtë të mishit, peshkut, prodhimeve dhe kafshëve ekzotike në kushte josanitare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.