Blloku Bota
Rusia e kreu misionin e vet në Siri. Situata e sotme, përgjegjësi e Assad
Rusia duket se ka hequr dorë nga karta “Assad” në Siri. Në një prononcim të vetin, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, është shprehur se stabilizimi i situatës në Siri pas vitit 2015 ka qenë i qeverisë siriane.
Turqia e tradhëtoi Rusinë në Siri. Nuk do ta harrojmë, por Erdogan bëri një gabim strategjik
Ngjarjet e Sirisë të këtyre ditëve u panë si një goditje për ndikimin dhe imazhin e Rusisë. Në lojë thuhet se kanë hyrë turqit, ndonëse presidenti Erdogan është shprehur i rezervuar në shpalosjen e skenarëve që mund të vihen në veprim, për t’u mjaftuar vetëm me konstatimin se:
Në Siri ka tashmë një realitet të ri politik
Rusia po shkon drejt fundit të Operacionit Ushtarak në Ukrainë
Kreu i zbulimit rus, Sergey Naryshkin ka deklaruar në një intervistë për revistën “Razvedchik” se Rusia është duke përfunduar operacionin ushtarak në Ukrainë.
Situata në front nuk është në favorin e Kievit. Ne kemi iniciativën në të gjitha zonat dhe jemi afër arritjes së objektivave tona, ndërkohë që forcat ukrainase janë në prag të kolapsit dhe regjimi i Zelensky ka humbur legjitimitetin e vet krahas aftësisë për marrëveshje
110 të vrarë në Haiti si të dyshuar për shtregoneri
Bandat haitiane kanë masakruar të paktën 110 persona nën akuzën e shtregonerisë. Ngjarja ka ndodhur gjatë fundjavës në Cite Soleil dhe objektiv kanë qenë të moshuar që sipas liderit të bandës Viv Ansam, Monel “Mikano” Felix, i shkaktonin sëmundje fëmijës së vet.
30 universitete serbe nën bllokadën e studentëve
Mediat opozitare serbe raportojnë për atë që e quajnë “bllokadë të universiteteve nga studentët”. Sipas medias N1, rreth 30 universitete janë nën bllokadë të studentëve që i janë bashkuar protestës masive në Serbi që pasoi tragjedinë e Novi Sadit. Po ashtu ata kërkojnë drejtësi për studentët e sulmuar gjatë protestës së 22 nëntorit.
Po kështu protesta ka njohur edhe gjeste të tilla si 15 minuta heshtje në mjedise publike në kujtim të 15 viktimave të Nodi Sadit.
Foto/Presidentja e Kosovës, Osmani në inaugurimin e Notre Dame
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, padyshim që ka qenë përfaqësuesja më e spikatur shqiptare në inaugurimin e Notre Dame në Paris. Ajo është fotografuar me Presidentët e ShBA dhe Francës, Trump dhe Macron si dhe biznesmenin e njohur Elon Musk, që ka një zë të fortë në administratën e re amerikane.
Assad ndodhet në Rusi. Kremlini: Azil mbi konsiderata humanitare
Presidenti sirian Bashar al-Assad ndodhet në Rusi bashkë me familjen e tij. Lajmi konfirmohet nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve "Tass" që referon burime nga Kremlini.
Agjencia shton se Assad'it i është dhënë azil duke konsideruar asektin njerëzor, një shënim ky që duket se e skualifikon Assad si kartë politike për Rusinë.
Nga ana e vet Kremlini vë në dukje se mbështet një zgjidhje diplomatike me një rol të OKB-së, ndërkohë që ka konfirmuar se ka kontakte me rebelët sirianë dhe ka sigurimin e tyre për bazat ruse në Siri.
100 miliardë euro për mbrojtjen europiane
Komisioneri i ri europian për Mbrojtjen dhe Hapësirën, Andrius Kubilius, ka kërkuar një buxhet 100 miliardë euro për mbrojtjen, një shifër që përfaqëson 10 fishin e buxhetit aktual. Kërkesa është cilësuar “revolucionare” dhe lidhet me situatën e sigurisë të krijuar nga invazioni rus në Ukrainë. Kubilius është komisioneri i parë europian për Mbrojtjen dhe ai përfaqëson një vendim për të grupuar industrinë europiane të mbrojtjes, rritur shpenzimet dhe për të dërguar më shumë armë në Ukrainë.
Forcat turke dhe Ushtria Kombëtare Siriane marrin Manbij nga kurdët
Forcat turke kanë marrë në këto momente qytetin sirian të Manbij që mbahej deri më tani mbahej nga kurdët peshmerga të mbështetur nga amerikanët. Grupi në krye të operacionit është Ushtria Kombëtare Siriane që ka qenë përherë e mbështetur nga Ankaraja.
Nuk dihet ende se çfarë përfaqëson kjo lëvizje por një gjë është e qartë: Turqia nuk do të lejojë autonomi kurdësh në Siri, apo çfarëdolloj qeverisjeje të tyre pasi I sheh si problem kërcënues për sigurinë e vet.
Bashar al Assad bie nga pushteti
Bashar al Assad ka rënë nga pushteti. Nga 27 nëntori 2024 e deri më 8 dhjetor 2024, 10 ditët që tronditën Sirinë, në të vërtetë kanë befasuar pjesën më të madhe të botës. Ka rënë një regjim familjar shiitësh që ka zënë fill 53 vjet më parë dhe që në vitin 2011 e më pas dëshmoi një vendosmëri tiranike për ta mbajtur pushtetin.
Grupi që është përgjegjës për këtë rënie të shpejtë është Hayat Tahrir al-Sham, asgjë më shumë sesa një transformim emri i Jabat al-Nusra së dikurshme, ndonëse kreu i tyre po bën çmos të shfaqet si një politikan që nuk ka konsiderata ekstremiste.