Forcat turke dhe Ushtria Kombëtare Siriane marrin Manbij nga kurdët
Forcat turke kanë marrë në këto momente qytetin sirian të Manbij që mbahej deri më tani mbahej nga kurdët peshmerga të mbështetur nga amerikanët. Grupi në krye të operacionit është Ushtria Kombëtare Siriane që ka qenë përherë e mbështetur nga Ankaraja.
Nuk dihet ende se çfarë përfaqëson kjo lëvizje por një gjë është e qartë: Turqia nuk do të lejojë autonomi kurdësh në Siri, apo çfarëdolloj qeverisjeje të tyre pasi I sheh si problem kërcënues për sigurinë e vet.
Associated Press shkruan se mënyra si u zhvillua kryengritja ka kapur të gjithë në befasi, edhe rebelët vetë. Ndonëse Turqia akuzohet se ka qenë mbështetësja e tyre, në parim mendohej që rebelimi të ishte i kufizuar. Ai u zgjerua vetvetiu nga tërheqja e çuditshme e forcave qeveritare, ndërkohë që ka rënë në sy fakti se pas rënies së Halepit, Damasku zyrtar nisi të lëshonte territor edhe ndaj kurdëve.
Media në fjalë shkruan se Turqia ka arsye të shqetësohet seriozisht për këtë që po ndodh. Së pari për valën e mundshme të refugjatëve. Së dyti ka dyshime se me fitoren e shpejtë Ankaraja nuk e kontrollon dot grupimin kryesor për të cilin dyshohet se mund të marrë mbështetje izraelit në këmbim të politikës anti-iraniane. Një skenar i tillë do ta tërbonte Turqinë, kundërshtare e ashpër e Netantyahut. Siç duket do të duhet kohë për të kuptuar drejtimin e gjërave në një vend që përfaqëson një krizë më komplekse se Gaza.
Add new comment