Buxhet rekord për mbrojtjen, por Europa sërish mbetet larg SHBA dhe Kinës
Vendet anëtare të Bashkimit Europian pritet të shpenzojnë 326 miliardë euro për mbrojtjen në vitin 2024 që përfaqëson 1.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të unionit. Në viti 2023 BE-ja shpenzoi 279 miliardë euro, duke dëshmuar kështu ndikimin që ka lufta në Ukrainë në buxhetin e mbrojtjes së unionit.
Kreu i Agjencisë Europane të Mbrojtjes, Jiří Šedivý, ka deklaruar se megjithë rritjen rekord dhe përqindjen rekord që ajo përfaqëson në raport me PBB-në, buxheti europian mbetet sërish i dobët krahasuar me SHBA.
Duke blerë së bashku kursehet para, ndërkohë që zhvillimi i aseteve së bashku na bën më të pavarur. Mirëpres shpenzimet për kërkimin, por Europa mbetet pas SHBA dhe Kinës në kërkimet e mbrojtjes dhe investimet në teknologji
ka thënë ai.
Add new comment