KFOR refuzon dislokimin e trupave të FSK-së në Veri të Kosovës

Postuar në 02 Dhjetor, 2024 11:09

Mediat në Serbi raportojnë se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka refuzuar kërkesën e autoriteteve në Prishtinë për dislokimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovëë në veri pas incidentit të rëndë të cilësuar si terrorist në Ibër Lepenac. 

Lajmi është shpërndarë nga KoSSEv që ka një përgjigje zyrtare nga KFOR dhe ai konfirmon një pretendim të mëhershëm të presidentit serb Aleksander Vuçiç.  

Çështja merr karakter të pastër politik pasi mediat serbe vënë në dukje se dislokimi i FSK-së u vu në agjendë nga Kryeministri Albin Kurti menjëherë pas ngjarjes, ndonëse theksohet se ai në të vërtetë kishtë folur për mundësinë e përmirësimit të situatës së sigurisë në Veri të Kosovës, nëse aty do dislokohet KSF. 

Sillet në vëmendje një marrëveshje e vitit 2013 që ia ndalon Kosovës të dislokojë trupa ushatarake në Veri pa autorizimin e KFOR, që përbën ndoshta edhe arsyen se pse presidenti serb e vuri në dukje refuzimin e KFOR. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.