Inaugurohet pas 38 vjetësh metroja e Selanikut: 300 000 gjetje arkeologjike
Në Greqi është inauguruar së fundmi metroja e dytë në vend, ajo e Selanikut. Lajmi ka zënë vend në raportimin e mediave kryesore europiane qoftë pse janë dashur 38 vjet për ta përmbyllur punën, qoftë sepse metroja ndërthuret me site arkeologjike që ekspozohen në itinerarin e saj.
Në vitin 2013 u diskutua ndërprerja e punimeve, por në vitin 2015, Këshilli Qendror Arkeologjik i Greqisë vendosi grumbullimin dhe ekspozimin e gjetjeve në një prej stacioneve.
Bëhet fjalë për rreth 300 000 gjetje arkeologjike çka përfaqëson një sfidë më vete. I njëjti problem haset në linjën C në Romë, ku janë gjetur shumë gjurmë antike për të cilat duhet vendosur se çfarë duhet bërë.
Add new comment