Blloku Bota
Turqia përgatitet të dislokojë trupa ushtarake në Katar
Turqia përfshihet në mënyrë direkte në krizën e Gjirit Persik. Gazeta “Hurriyet” shkruan se Parlamenti turk do të miratojë sot një ligj për vendosjen e trupave në një bazë turke në Katar, vend i cili po përjeton një izolim diplomatic nga disa vende të Gjirit me në krye Arabinë Saudite. Akuza për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike është se Katari finacon terrorizmin, por analiza të shumta thonë se sauditët e me gjasë edhe të tjerë më të fuqishëm pas tyre, janë të irrituar nga lidhjet e Katarit me Iranin.
Videolajm/Sulmi në parlamentin iranian(edhe ai kamikaz), marrë përsipër nga ISIS
Mendohet se nga të dy sulmet kanë vdekur 7 persona.
Sulm me armë në parlamentin iranian dhe në mauzoleumin e Khomeinit
Mediat raportojnë disa incidente me armë në kryeqytetin Iranian, Teheran. Në parlamentin e këtij vendi dhe në mauzoleumin e Ayatollah Khoeminit raportohet se disa persona kanë hapur zjarr ku thuhet se është plagosur një roje, ndërkohë që nuk kuptohet mirë se çfarë ka ndodhur. Sipas disa raportimeve në mauzolelum kanë hyrë tre persona, dy prej të cilëve kanë qëlluar mbi vizitorët, kurse i treti ka shpërthyer në një sulm kamikaze. Sipas agjencisë IRIB në parlament ka patur disa persona të armatosur me AK -47 dhe sulmet në të dy vendet ndodhën në të njëjtën kohë.
Kriza diplomatike me Turqinë, Gjermania konsideron heqjen e trupave dhe mjeteve nga baza e Incirlik
Gjermania është duke konsiderurar tërheqjen nga baza turke e Incirlikut pasi Ankaraja zyrtare nuk u lejoi disa deputetëve gjermanë që të vizitonin trupat gjermane të stacionuara aty. Presioni rreth kësaj çështjeje po rritet dhe agjencia e lajmeve Deutesche Welle shkruan se përpjekja e ministrit të Jashtëm, Gabriel për të gjetur një zgjidhje me mirëkuptim, dështoi. Disa përfaqësues të Partisë Ekologjike në Gjermani po thonë se Gjermania dhe qeveria e saj kanë lejuar që të tallen nga Turqia dhe në humor të prishur ngjan të jetë edhe kancelarja Angela Merkel.
"Brookings": Marrëveshja 110 mld$ për armët me sauditët, "fake news"
Bruce Riedel, një kërkues për politikën e jashtme, shkruan në “Brookings” se marrëveshja mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite për shitjen e armëve në vlerën e 110 miliardë dollarësh nuk ekziston. Lajmi për të është “fake news”, pra i rremë. Autori shkruan se ka kontaktuar me kontakte në biznesin e mbrojtjes, në Kongres dhe të gjithë kanë referuar se ka letra për shprehje interesi, por jo kontratë 110 miliardë dollarë.
Kriza me Katarin, arsye mund të jenë marrëdhëniet me Iranin
Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Katarin, ndërmarrë nga disa vende të Gjirit Persik bashkë me Egjiptin dhe qeverinë e përkohshme të Libisë, kanë provokuar pështjellime të mëdha ndërkombëtare. Revista Foreign Policy shkruante dje se arsye e këtij vendimi është presioni i Arabisë Saudite që e sheh te Katari një levë të fortë që lehtëson lirinë strategjike të Iranit në rajon. Katari është treguar i hapur ndaj Teheranit ndërkohë që rrejti televiziv Al Jazeera që financohet prej këtij shteti ka qenë shpesh kritik me Arabinë Saudite.
Videolajm/ISIS shkatërron një Kishë Katolike në Filipine. Presidenti Duerte: Vritini të gjithë, urdhri im është t'ju vrasin
Agjencia e Lajmeve të Shtetit Islamik, Amaq, ka publikuar videon e shkatërrimit të një kishe katolike në Filipine në qytetin e Maraëi. Ata kanë marrë peng priftin, Teresito Seganob dhe 200 njerëz të tjerë. Presidenti Duerte ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë negociim me terroristët, duke shtuar se: “Ju mund të vrisni të gjithë pengjet, por unë nuk do të bisedoj me ju. Urdhëri im është që mbi ju të qëllohet dhe t’ju vrasin”.
"Politika ruse në Ballkan, sipas strategjisë së energjisë" - përpjekje për korridor neutral
Gazeta britanike “The Guardian” raportonte dje për një plan të Kremlinit për të destabilizuar Ballkanin, sidomos Maqedoninë, plan për të cilin ajo pretendon se disponon apo ka parë dokumente origjinale sekrete. Aktiviteti i Rusisë ka zgjatur një dekadë përmes përhapjes së propagandës, sidomos në Maqedoni, me synimin e gjerë të vendosjes së influencës ruse në vendet e ish-Jugosllavisë. Moska është përpjekur të ndalojë hyrjen e tyre në NATO, çka pretendohet se shkruhet në materialet e siguruara nga Projekti për Raportimin mbi Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin.
Tensionet në Lindjen e Mesme, katër vende arabe ndërpresin marrëdhëniet me Katarin
Disa vende arabe të Gjirit Persik dhe Egjipti kanë vendosur në bllok ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Katarin. Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur shkëputjen e marrëdhënieve duke akuzuar Katarin si financues dhe mbështetës të terrorizmit, përfshirë ndihmën për Shtetin Islamik. Po kështu koalicioni I drejtuar nga Arabia Saudite që është përfshirë së fundmi në konfliktin në Jemen ka vendosur përjashtimin e Katarit në emër të mbrojtjes së interesave kombëtare, por edhe për të eliminuar rrezikun e terrorizmit.
Videolajm/Paniku në sheshin San Carlo në Torino
Momenti kur njerëzit nisin të shtyhen në sheshin San Carlo në Torino. Një britmë "bombë" dhe 3000 njerëz të mbledhur për të parë finalen e Ligës së Kampioneve kanë nisur të shtyhen. Pasojat: 1000 të lëndruar. Ngjarja ndodhi thuajse në të njëjtën kohë me atentatet e London Bridge ku mbetën të vrarë 7 persona.