Blloku Bota
Turqia vë veton kundër bashkëpunimit NATO-Austri. Vjena: Ndikim në misionet në Ballkanin Perëndimor
Sjellja e Bashkimit Europian me Turqinë ka reflektuar pasojat e veta edhe në NATO. Ankaraja zyrtare ka vënë veton kundër bashkëpunimit me Austrinë, një vend që nuk është në Aleancë pork a Partnership me të dhe ka të stacionuar 400 trupa në Kosovë, në kuadër të misionit KFOR. Turqia thuhet se e ka aplikuar veton si përgjigje ndaj qëndrimeve të Vjenës kundër ambicieve turke për në BE. Për këtë arsye, NATO ka ndryshuar procedurat duke lejuar që bashkëpunimi të bëhet vend pas vendi.
Videolajm/Trump viziton Vatikanin, takim me Papa Françesko
Presidenti amerikan Donald Trump ka vizituar Selinë e Shenjtë në Vatikan, pas vizitës në Arabinë Saudite dhe Izrael. Trekëndëshi fetar ka qenë me sa duket tema e parë e vizitës së Trump, i cili gjatë fushatës elektorale lëshoi shumë fjalë pa kontroll. Vizita rregullohet nga një protokoll preciz që shihet qartë në video e cila shoqërohet me komentet e televizionin të Vatikanit.
Platforma e Tiranës nis të humbasë terren. Ahmeti: Ka çështje që duhen diskutuar
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka deklaruar se Platforma e Tiranës ka çështje të cilat do të shtrohen për diskutim, duke mos shfaqur asnjë lloj qëndrimi kategorik për zbatimin e saj, që në fakt edhe katalizoi ndryshimin e pushtetit në Maqedoni. Vetë kryeministri Zaev u zotua para presidentit se dokumenti nuk do të zbatohet.
Ngushtohet laku për Gruevskin, nën hetim për tri çështje të reja
Ngushtohet më tej laku për ish-kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe disa prej anëtarëve kryesorë të partisë së tij (VMRO-DPMNE). Një ditë më parë Prokuroria Speciale nisi procedurat kundër tyre për korrupsion për tre çështje të tjera dhe kërkoi ngrirjen e pasurisë së VMRO-DPMNE, ku përfshihet edhe selia e partisë, e njohur ndryshe si Pallati i Bardhë i VMRO-DPMNE, i kritikuar në media për luksin e tepruar.
Vuçiç: Anëtarësimi i Serbisë në NATO zgjidh shumë probleme për Serbinë
Presidenti i zgjedhur serb ka përsëritur qëndrimin për neutralitet, por ka bërë një anim të lehtë nga Perëndimi
Aleksandër Vuçiç ka lëshuar një sinjal të hënën gjatë një leksioni të mbajtur në Fakultetin e SIgurisë në Beograd, kur ka deklaruar se anëtarësimi i Serbisë në NATO do të zgjidhte shumë probleme për Serbinë. Por sipas tij një gjë e tillë do të shkonte ndesh me 75% të vullnetit të kombit serb, një balancë kjo që mban si status më të përshtatshëm neutralitetin e tanishëm.
Shpërthim në Mançester/ 22 të vdekur dhe 59 të plagosur
Nuk ka një shkak zyrtar për shpërthimin, por policia po përqendrohet te sulmi terrorist. Këngëtarja Ariana Grande që jepte koncert në Manchester Arena ka shprehur keqardhjen e thellë për ngjarjen.
Brigadat çeke dhe rumune integrohen në ushtrinë gjermane
Ideja e një ushtrie të BE-së ka gjetur shpesh herë vend në lajme dhe koncepti është sa fantazi aq edhe i vertetë. Për çdo federalist në Bruksel, i cili mendon se një forcë e përbashkët mbrojtëse është ajo që i nevojitet Europës, në Londër apo shtete të tjera ka nga ata që zmbrapsen me nocionin se një ushtri e tillë do të jetë një rivali potencial i NATO-s.Por këtë vit, Gjermania dhe dy aleatët e saj evropianë, Republika Çeke dhe Rumania, ndërmorrën në heshtje një hap radikal që të çon drejt diçkaje që duket si një ushtri e BE.
Raport për eleminimin e spiunëve të CIA-s në Kinë
Gazeta "New York Times" thotw se brenda dy vitesh janë arrestuar apo vrarë 20 "burime" të informacioneve amerikane nw Kinw. (NYT) i referohet në artikullin e saj shumë burimeve nga qeveria e tanishme amerikane. Sipas këtyre burimeve, prej vitit 2010 deri në 2012 janë arrestuar rreth 20 bashkëpunëtorë të CIA-s në Kinë. Mendohet se 12 prej tyre janë vrarë. Ndërsa një informant është pushkatuar madje para kolegëve të tij, siç duket, si një lloj paralajmërimi për aktivitetet e tij të spiunimit në favor të SHBA.
Zbardhen rregullat e brendshme të Facebook për moderimin e përmbajtjes së postuar
Gazeta britanike “The Guardian” publikon sot një investigim mbi rregullat e brendshme të Facebook, rrjeti më I madh social, I cili është akuzuar shpesh për keqpërdorim të dhënash dhe qasje jo të mirë ndaj privatësisë. Gazeta deklaron se ka parë 100 materiale të brendshme, manuale etj., të cilat normojnë rregullat e punës së Facebook, duke nisur që nga kontrolli I materialeve pornografike, urrjejtja, dhuna etj.. 4500 moderatorë përmbajtjeje dhe plaifikim për rekrutim të 3000 të tjerëve, ky është personeli që modern atë që postohet.
Londra refuzon të paguajë faturën e Brexit
Londra është tejet e acaruar me BE-në pas kërkesës për dëmshpërblim që lidhet me Brexit. Sekretari britanik David Davis, përgjegjës për çështjet e daljes nga BE-ja kërcënoi se Anglia do të tërhiqet nga negociatat e Brexit nëse Brukseli kërkon dëmshpërblim në shuma të mëdha.
"Negociatat do të zhyten në kaos. Madje edhe 1 miliard sterlina konsiderohen si" të holla të mëdha"- tha ministri britanik në një intervistë për The Sunday Times.