Blloku Bota
"Ka ardhur koha që Assad të vritet. Më pas do merremi edhe me ustallarët në Teheran"
Bashar al Assad duket se ka fituar edhe në luftën e nervave. I qetë në kontrollin e vendit pavarësisht asaj që po ndodh, i qetë dhe i ftohtë në lëvizjet ushtarake, në likujdime, në asgjësime, Assad ngjan se është aty për të mos ikur. Armiku më i madh i tij sot, Izraeli, thuhet se ka investuar shumë për nxjerrjen e tij dhe dinastisë që përfaqëson nga skena politike, por nuk ja ka dalë. Sot ministri i Ndërtimit të Izraelit, Yoav Galant(Kulanu) ka deklaruar se “ka ardhur koha që Assad të vritet”.
Ekstremizmi në rritje në SHBA - kundër qeverisë federale
Kundërshtimi i establishmentit, i këtij rendi politik ku kalon dhe kufizohet jeta jonë, duket se po kthehet në dukuri globale. Kjo është krizë që manifeston dëshirën për të rithemeluar marrëdhënien në një botë ku po bëhet e qartë se elita përherë e më të ngushta kontrollojnë shumë më tepër sesa elitat e djeshme. Nuk është immune ndaj kësaj dukurie as SHBA, vendi ku demokracia dhe liria artikulohen si premisa dhe kufij të sistemit politik.
Paradoksi i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO
Marijana Toskoviç, një agjente e pasurive të patundshme në Mal të Zi, ka arsye për të qenë kundër hyrjes së vendit të saj në NATO. Ajo varet nga klientët nga Rusia për më shumë se gjysmën e të ardhurave të saj, teksa qeveria ruse po u kërkon qytetarëve të saj që të mos udhëtojnë në Mal të Zi.Opozita kërkon ta bashkojë Marijanën me pothuajse gjysmën e qytetarëve të ish-republikës së Jugosllavisë, të cilët sipas sondazheve janë të ndarë për bashkimin me aleancën ushtarake, duke pasur parasysh historinë e hidhur të konflikteve në Ballkan.
Austria drejt zgjedhjeve të parakohshme, jep dorëheqjen ministri i Jashtëm
Ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz u zgjodh kryetar i Partisë Konservatore të Austrisë, duke kërkuar shpërbërjen e menjëhershme të Parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kurt njoftoi se do të takohet me Liderin e Social Demokratëve Kristian Kern dhe Presidentin Alekander van der Belen për të diskutuar mbi propozimin e tij për zgjedhje të parakohshme.
Ebrahim Raisi - supozime se mund të jetë pasues i Ajatollah Khameneit
“Rand Corporation” i ka lënë hapësirë këto ditë një paralajmërimi për diçka të pazakontë që mund të ndodhë në politikën iraniane. Presidenti i Iranit, Hasan Rouhani, mund të mos fitojë dot një mandat të dytë, duke thyer një traditë që vijon pa ndërprerje që nga viti 1981.
Clapper: Qeveria jonë nën sulm të brendshëm dhe të jashtëm
Shkarkimi i kreut të FBI-së, James Comey, nuk po kalon aq lehtë sa ndoshta presidenti Trump mendonte. Pakkush beson se shkarkimi i tij nuk lidhet me hetimin e FBI-së për marrëdhëniet me Rusinë gjatë zgjedhjeve, ndërkohë që vetë akti po vlerësohet si i dëmshëm në raport me demokracisë amerikane.
Marrëdhëniet SHBA-Rusi në pikën më të ulët
Marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Rusisë nuk kanë qenë asnjëherë më të këqija se kaq që pas Luftës së Ftohtë. Kështu deklaroi kreu i diplomacisë amerikane Rex Tillerson në një intervistë për rrjetin televiziv NBC, duke thënë se niveli i besimit mes dy shteteve është shumë i dobët. "Ne mendojmë se në përgjithësi kjo situatë nuk është e shëndetshme për botën. Dhe sigurisht që nuk është e shëndetshme për ne, qytetarët amerikanë, interesat tona në fushën e sigurisë kombëtare"- theksoi sekretari amerikan i Shtetit.
Kina në “Rrugën e Mëndafshit”, Shqipëria e paqartë çfarë mund të përfitojë
Në Kinë çeli punimet samiti i nismës, “Një brez një rrugë”, ku marrin pjesë udhëheqës dhe përfaqësues nga 29 vende të botës. Duke theksuar se ekonomia globale ka nevojë për nisma të reja dhe protagonistë të rinj, Presidenti kinez, Xi Jingpin deklaroi se qeveria kineze do të vërë në dispozicion të kësaj iniciative ambicioze 124 miliardë dollarë. Sipas tij kjo nismë mund të hapë rrugët për prosperitet dhe paqe në mbarë botën.
Rritja e autoritarizmit në proporcion me pabarazinë
Ish – presidenti amerikan Jimmy Carter dhe kandidati për president i demokratëve, Bernie Sanders kanë mbajtur një diskutim në Qendrën Carter ku kanë folur për rritjen e aurotarizmit në botë. Sipas tyre një ndër shkaqet e zgjerimit të kësaj dukurie është rritja e pabarazisë, e cila sa vjen dhe po bëhet tipar i kapitalizmit të sotshëm.
Korea e Veriut kryen një test të ri
Korea e Veriut ka kryer një test të ri të një rakete balistike vetëm një ditë pasi në Jug u zgjodh presidenti I ri. Raketa u lëshua nga rajoni veriperëndimor, Kusong dhe arriti në lartësi 2000 km. presidenti amerikan Trump ka kërkuar thellimin e sanksioneve ndërkohë që Kina apelon për përmbajtje. Karakteristikat e raketës ende nuk janë përcaktuar por sipas specialistëve ajo sugjerohet se shkon në rreze përtej asaj që dihet për arsenalin koreanoverior.