Blloku Bota
Ndërron jetë ish-kryeministri grek, Mitsotakis
Constantine Mitsotakis, ish-kryeministri i Greqisë, ka ndërruar jetë në moshën 99 vjeçare. Një nga figurat kryesore të politikës greke të viteve ’80-’90, Mitsotakis rridhte nga një familje me lidhje të forta dhe ndikim politik. Në të dyja krahët e tij, Mitsotakis kishte lidhje gjaku me Elefteros Venizellos. Ai u bë deputet në vitin 1946 dhe vijoi si I tillë deri në vitin 2004, karrierë që arriti kulmin në vitet 1990-1993 kur ai u bë kryeminstër. Mitsotakis ka qenë edhe në Shqipëri dhe konsiderohet se lehtësoi emigrimin e shqiptarëve drejt këtij vendi.
Lamtumirë Romës - Totti mbyll karrierën me ekipin e tij
Francesco Totti i ka dhënë fund sot karrierës së vet me Romën. Një ikonë e Romës dhe futbollit italian të këtyre viteve, 40 vjeçari ka luajtur sot kundër Genoa ndeshjen e 786-të. Ai ka mbajtur edhe një fjalë të shkurtër nën peshën e emocioneve të mëdha.
Egjipti bombardon Libinë pas sulmit vrasës ndaj të krishterëve
Forcat Ajrore egjiptiane vijuan sulmet ajrore në Libi për ditën e dytë radhazi, siç raportohet për agjencinë Reuters nga burime të afërta me Forcat e Armatosura egjiptiane. Objektiv kanë qenë kampet ku besohet se fshihen autorët e sulmit me 29 të vrarë nga komuniteti i krishterë.
Reagimi erdhi vetëm disa orë pas sulmit në provincën e Minya në jug të Egjiptit, i cili u mor përsipër nga Shteti Islamik.
ISIS muajin e kaluar vrau të paktën të paktën 45 njerëz në një seri sulmesh kundër pakicës së krishterë në Egjipt.
Ndërron jetë Zbigniev Brzezinski
Ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare Zbigniev Brzenzinski, ish-këshilltar për Sigurinë në Presidencën e Jimmy Carter në SHBA. “Një shërbyes publik i shkëlqyer”, e quajti Carter polako-amerikanin që hyn bashkë me Kissinger ndër njerëzit më me ndikim në mendimin politik të SHBA për çështjet e sigurisë.
“Anëtarësim sa më i shpejtë i Maqedonisë në NATO”
Ish - ndërmjetësuesi i parë në krizën greko-maqedone, Robin O’Neill ka bërë thirrje për anëtarësim të shpejtë të Maqedonisë në NATO në interes të paqes në Ballkan. Duke folur për Radio Maqedonia e Lirë, O’Neill tha se “anëtarësimi i plotë i Maqedonisë në NATO do të luante një rol të rëndësishëm në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit".
Me t’u bërë anëtare, të gjitha idetë dhe orekset për vende më të mëdha dhe skenarët e tjerë do të humbasin vlerën
shtoi ai.
I mpleksur me rusët, edhe dhëndri i Trump nën hetim nga FBI
Me shumë interes pritet dëshmia në kongres e ish-drejtorit të Byrosë Federale të Hetimeve, Xhejms Komei, lidhur me dyshimet për ndikimin rus në zgjedhjet amerikane dhe administratën e re të Shtëisë së Bardhë. Gazeta The Washington Post shkruan se Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump i kishte sugjeruar në fillim të dhjetorit ambasadorit rus në Uashington krijimin e një kanali të fshehtë komunikimit të drejtpërdrejtë me Kremlinin.
Fundi i Luftës së Ftohtë/Nis riarmatimi masiv i fuqive bërthamore
Nuk ëshë vetëm Korea e Veriut që po armatoset. Edhe ShBA e tani edhe Rusia po prezantojnë për publikun armë të reja qëllimi i të cilave thuhet se ëhstë mbrojtja, por kapaciteti është i tillë që shkatërron planetin.
Xhami pa leje edhe në Beograd, besimtarët nuk lejojnë prishjen
Ndërtimi pa leje ngjan të jetë simptomë e përbashkët e perëndimorëve të Ballkanit. Nëse lëmë mënjanë Shqipërinë që është thuajse 50% informale dhe ilegale, mund të hidhemi në Serbi ku së fundmi ka patur tensione për prishjen e një xhamie pa leje. Objekti ishte planifikuar të prishej dje, por njerëz që u mblodhën rreth tij nuk e lejuan një gjë të tillë.
Xhamia ndodhet në Zemun dhe aty kanë shkuar edhe përfaqësues të Komunitetit Islamik të cilët kanë kërkuar “marrëveshje me autoritetet” ndërkohë që kanë bërë të ditur se nuk do të lejojnë prishjen e objektit.
Samiti i NATO-s, hendek mes BE dhe Trump
NATO do të bashkohet me koalicionin ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik, por kjo nuk do të thotë se aleanca do të marrë pjesë në operacionet luftarake. Samiti i parë i Aleancës me praninë e presidentit Donald Trump arriti të unifikohet për luftën kundër terrorizmit, por tregoi edhe hendekun e madh mes presidentit Trump dhe Bashkimit Europian.
Ngjarjet e Kumanovës, Greqia ekstradon ish-kreun e antiterrorit maqedonas
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë greke vendosi ekstradimin në Maqedoni të 30-vjeçarit, Dergian Vukoviç, ish-komandantit i Njësisë Speciale të Antiterrorizmit që udhëhoqi operacionin kundër grupit shqiptar të Kumanovës në 9 Maj 2015.
Kolegji pranoi rekomandimin e Zv/ Prokurorit, Panagiotis Karagiannis dhe refuzoi kërkesën e 30 vjet për mosekstradim.
Në shtator të 2016-ëe ai u arrestua nga autoritetet maqedonase pasi në makinën e tij u gjet një "bombë M93 dhe 805 gram marihuanë", por megjithatë u arratis dhe shkoi në Greqi, ku u kap nga policia greke.