Egjipti bombardon Libinë pas sulmit vrasës ndaj të krishterëve
Forcat Ajrore egjiptiane vijuan sulmet ajrore në Libi për ditën e dytë radhazi, siç raportohet për agjencinë Reuters nga burime të afërta me Forcat e Armatosura egjiptiane. Objektiv kanë qenë kampet ku besohet se fshihen autorët e sulmit me 29 të vrarë nga komuniteti i krishterë.
Reagimi erdhi vetëm disa orë pas sulmit në provincën e Minya në jug të Egjiptit, i cili u mor përsipër nga Shteti Islamik.
ISIS muajin e kaluar vrau të paktën të paktën 45 njerëz në një seri sulmesh kundër pakicës së krishterë në Egjipt.
Ministria e Jashtme egjiptiane njoftoi se ka dorëzuar të shtunën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një letër në të cilën e ka informuar në lidhje me bombardimet, të cilat sipas deklaratës së Ministrisë së Jashtme egjiptiane përbëjnë një akt të ligjshëm vetëmbrojtje.
Add new comment