Blloku Bota

Aleancë me Arabinë Saudite karshi Iranit

Postuar në 20 Maj, 2017 20:38

Shtetet e Bashkuara nënshkruan të shtunën me Arabinë Saudite një marrëveshje armatimi  në vlerën e  110 miliardë dollarëve. Kjo paketë u kurorëzua  gjatë vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump në Riad.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se memorandumi i përkatës u nënshkrua nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Rex Tillerson. "Kjo paketë tregon në mënyrën më të qartë angazhimin amerikan për bashkëpunimin  me Arabinë Saudite dhe aleatët e Gjirit si dhe zgjerimin e mundësive për kompanitë amerikane në rajon"- thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë. 

Rouhani rikonfirmohet si president i Iranit

Postuar në 20 Maj, 2017 11:37

Hasan Rouhani ka fituar një mandat të dytë si president i Iranit. Nga 56 milionë votues, morën pjesë në zgjedhje 40 milionë, prej të cilave deri më tani Rouhani ka marrë 22 milionë, kurse kundërshtari i konservator, Ebrahim Raisi, 15.5 milionë. 

Reuters: Si e ndihmoi Putin ish-gruan të bëhet milionere

Postuar në 20 Maj, 2017 09:40

Reuters sjell fakte që sipas saj zbulojnë se si kanë përfituar të afërmit dhe miqtë e presidentit rus, Vladimir Putin. Përveç fëmijëve të tij, "Cari" duket se ka ndihmuar ish-gruan, Lyudmila Putina, të bëhet milionere, duke i dhënë pronësinë e një ndërtesë historike në qendër të Moskës.

Bien akuzat për Assange, Suedia pushon çështjen e përdhunimit

Postuar në 19 Maj, 2017 18:17

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange deklaroi se nuk do t’i falë falë ata që u bënë përgjegjës për izolimin e tij për 7 vite, 5 pesë prej të cilave i kaloi në Ambasadën e Ekuadorit në Londër. 45 vjeçari Assange u strehua në ambasadën e Ekuadorit në qershor të vitit 2012 në mënyrë që të mos u  dorëzohej autoriteteve në Suedi. Autoritetet suedeze kishte nisur hetimet kundër tij për përdhunimin e një gruaje, akuzë të cilën ai e mohoi kategorikisht. Këtë të  premte, prokuroria e Suedisë njoftoi se pushoi çështjen.

Irani mes dy zgjedhjeve

Postuar në 19 Maj, 2017 10:41

Sot në Iran mbahen zgjedhjet presidenciale, një proces që mund të ketë efekte të thella në të ardhmen e vendit dhe marrëdhëniet e tij me Perëndimin. Presidenti Hasan Rohhani, një klerik i moderuar për standardet iraniane kërkon një mandat të dytë në fronin presidencial, në garën përballë një numri kandidatësh konservatorë.

KE gjobit me 110 milionë euro Facebook. Mashtroi në momentin e blerjes së WhatsApp

Postuar në 18 Maj, 2017 10:01

Koomisioni Europian ka gjobitur Facebook me 110 milionë euro për mashtrim apo keqinformim lidhur me blerjen e programit të komunikimit telefonik WhatsApp. Lajmi është bërë publik përmes një postimi në Twitter nga Komisionerja për Konkurencën, Margrethe Vestager, e cila ka referuar një njoftim zyrtar të KE-së.

ISIS = Turqi. Protesta e kurdëve tërbon truprojat e Erdogan

Postuar në 17 Maj, 2017 09:22

Kurdët po protestonin në Uashington gjatë takimit Erdogan - Trump kur truprojat e presidentit turk kanë shpërthyer në dhunë(ata kanë imunitet).

SHBA dislokon 130 trupa shtesë në Kosovë

Postuar në 17 Maj, 2017 08:55

Mediat serbe rasportojnë se SHBA do të dislokojë në Kosovë edhe 130 trupa të tjerë, që janë pjesë e Batalionit të Parë të Tupelos në Misisipi. Ata konsiderohen shumë të stërvitur për reagime emergjent dhe në këtë kuptim vlerësohet se lëvizja amerikane synon të japë një mesazh për  politikanët në rajon. Sipas gazetës serbe “Blic” trupat po mësojë shqip dhe serbisht dhe po instruktohen mbi Ballkanin. Sipas kësaj gazete trupat do të dislokohen në territor si pjesë e KFOR-it dhe do të qëndrojnë 10 muaj në Kosovë.

BE-ja refuzon iniciativën kineze të "Rrugës së Mëndafshit"

Postuar në 17 Maj, 2017 08:37

Bashkimi Europian ka refuzuar ofertën e Pekinit zyrtar për atë që quhet si revolucioni global infrastrukturor. Sipas vendeve anëtare oferta miliardëshe e Kinës nuk merr parasysh problemet e mjedisit dhe ato sociale dhe se ajo nuk ka transparencë. Gazeta britanike “The Guardian” citon një diplomat të lartë të BE-së të jetë shprehur se BE-ja e miraton këtë projekt dhe mendon se ai do të ketë sukses vetëm nëse bazohet në transparencë, partneritet.

Trump-Erdogan shtrëngojnë duart, ndahen për kurdët

Postuar në 17 Maj, 2017 00:36

Presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologu turk Rexhep Taip Erdogan u takuan për rreth 25 minuta në Shtëpinë e Bardhë, ku më pas dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp. Trump përsëriti mbështetjen e plotë për luftën e Turqisë kundër terrorizmit dhe vlerësoi presidentin turk, Erdogan. Megjithatë shefi i Ankarasë ishte dukshëm i pakënaqur me ndihmën ushtarake të SHBA-ve ndaj kurdëve sirianë, të cilët Turqia i konsideron terroristë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota