Rouhani rikonfirmohet si president i Iranit

Postuar në 20 Maj, 2017 11:37

Hasan Rouhani ka fituar një mandat të dytë si president i Iranit. Nga 56 milionë votues, morën pjesë në zgjedhje 40 milionë, prej të cilave deri më tani Rouhani ka marrë 22 milionë, kurse kundërshtari i konservator, Ebrahim Raisi, 15.5 milionë. 

Mediat e cilësojnë fitoren si shprehje e kërkesave të shtresës së mesme qytetare për më shumë liri personale dhe Rouhani ka dhënë prova për hapje në këtë drejtim. Pozicioni i tij fuqizohet kështu edhe në një konteskt tjetër: Irani po bëhet gati të mbyllë sundimin e Liderit Suprem Ali Khamenei, tashmë 78 vjeç. Problemi kryesor i Rouhanit është ekonomia: ai nuk arriti të kthente arritjet diplomatike në përmirësim ekonomik, ndërkohë që sfidë mbetet edhe presidenca amerikane e Donald Trump, nga e cila çfarë thuhet një ditë, nuk thuhet ditë tjetër. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.