raisi

Raisi: Garanci për marrëveshjen bërthamore me ShBA. Holokausti? Ka shenja se ka ndodhur

Postuar në 21 Shtator, 2022 01:09

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, ka dhënë së fundmi të parën intervistë për një media të Perëndimit, CBS News. Intervistuesja, Lesley Stahl, ka raportuar në formën e një reportazhi dhe interviste takimin me kreun politik iranian, cilësuar nga Perëndimi si konservator dhe subjekt i sanksioneve të ShBA. 

I pyetur për marrëveshjen bërthamore të hedhur poshtë nga Trump, Raisi tha se ajo ishte një marrëveshje e mirë që u braktis në mënyrë të njëanshme nga amerikanët. 

Irani zgjedh rrugën ligjore. Paralajmëron padi ndaj Trump për vrasjen e Qasem Soleimanit

Postuar në 13 Janar, 2020 17:20

Irani zyrtar ka paralajmëruar se do të padisë SHBA-të për vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani.

Ata që kryejnë sulme do të procedohen. Ne duhet marrim si të pandehur presidentin amerikan. Nuk do ta lëmë të na ikë, ai duhet të dënohet në nivel ndërkombëtar

citohet kreu i drejtësisë iraniane, Ebrahim Raisi.

Sipas tij do të jenë Ministria e Jashtme iraniane dhe Këshilli i të Drejtave të Njeriut që varet nga Gjykata Supreme iraniane që do të duhet të adresojnë këtë çështje.

Rouhani rikonfirmohet si president i Iranit

Postuar në 20 Maj, 2017 11:37

Hasan Rouhani ka fituar një mandat të dytë si president i Iranit. Nga 56 milionë votues, morën pjesë në zgjedhje 40 milionë, prej të cilave deri më tani Rouhani ka marrë 22 milionë, kurse kundërshtari i konservator, Ebrahim Raisi, 15.5 milionë. 

Ebrahim Raisi - supozime se mund të jetë pasues i Ajatollah Khameneit

Postuar në 15 Maj, 2017 09:10

“Rand Corporation” i ka lënë hapësirë këto ditë një paralajmërimi për diçka të pazakontë që mund të ndodhë në politikën iraniane. Presidenti i Iranit, Hasan Rouhani, mund të mos fitojë dot një mandat të dytë, duke thyer një traditë që vijon pa ndërprerje që nga viti 1981.

Subscribe to RSS - raisi