Irani zgjedh rrugën ligjore. Paralajmëron padi ndaj Trump për vrasjen e Qasem Soleimanit
Irani zyrtar ka paralajmëruar se do të padisë SHBA-të për vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani.
Ata që kryejnë sulme do të procedohen. Ne duhet marrim si të pandehur presidentin amerikan. Nuk do ta lëmë të na ikë, ai duhet të dënohet në nivel ndërkombëtar
citohet kreu i drejtësisë iraniane, Ebrahim Raisi.
Sipas tij do të jenë Ministria e Jashtme iraniane dhe Këshilli i të Drejtave të Njeriut që varet nga Gjykata Supreme iraniane që do të duhet të adresojnë këtë çështje.
Vrasja e Soleimanit theu të gjitha ligjet sepse ai ishte simbol i luftës kundër terrorizmit dhe mbështetje për të shtypurit
vijon Raisi.
Në çdo rast ai nuk ka sqaruar se në cilën gjykatë do të paditet Trump për aktin e tij.
Add new comment