BE-ja refuzon iniciativën kineze të "Rrugës së Mëndafshit"
Bashkimi Europian ka refuzuar ofertën e Pekinit zyrtar për atë që quhet si revolucioni global infrastrukturor. Sipas vendeve anëtare oferta miliardëshe e Kinës nuk merr parasysh problemet e mjedisit dhe ato sociale dhe se ajo nuk ka transparencë. Gazeta britanike “The Guardian” citon një diplomat të lartë të BE-së të jetë shprehur se BE-ja e miraton këtë projekt dhe mendon se ai do të ketë sukses vetëm nëse bazohet në transparencë, partneritet.
“Me sa duket për befasinë e kinezëve, BE-ja ishte e bashkuar në këtë çështje”, citohet diplomati. Gazeta shton se europianët kanë patur edhe shqetësimin për mungesën e transparencës për prokurimet e punëve të mëdha që përmban projekti, prezantuar në Samitin e fundit në Kinë.
Nga ana e vet presidenti kinez, Xi Jinping ka bërë thirrje që të hiqet dorë nga proteksionzmi dhe t’i hapet rruga globalizmit. Ai e ka cilësuar projektin e vet që ndryshe quhet edhe si Rruga moderne e Mëndafshit si projekt të shekullit që do t’i japë shkëlqim qytetërimit njerëzor. Për realizimin e tij Kina ka ofruar jo pak dhe ai parashikon rrugë, porte, hekurudha, gazsjellës etj..
https://www.theguardian.com/world/2017/may/15/eu-china-summit-bejing-xi-...
Add new comment