rruga e mendafshit
Argjentina zgjedh Kinën, bëhet pjesë e Rrugës së Mëndafshit
Nismës ambicioze të Kinës Belt and Road, i bashkohet edhe Argjentina. Presidenti kinez, Xi Jinping, shfrytëzoi hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit për të takuar liderë të huaj, mes të cilëve edhe presidentin argjentinas, Alerto Fernandez.
Nënshkrimi i një memorandum mirëkuptimi mes Kinës dhe Argjentinës synon forcimin e marrëdhënieve dypalëshe politike dhe tregtare, si dhe çon përpara interest e Kinës në Amerikën Latin.
Megjithatë, themelet e marrëveshjes u hodhën nga administratat e mëparshme, duke përfshirë edhe paraardhësin e Fernandez, Mauricio Macri.
385 miliardë dollarë borxh i paraportuar ndaj Kinës nga 165 vende të ndryshme
165 vende të ndryshme të botës i kanë një borxh prej 385 miliardë dollarë Kinës në kuadër të nismës së Rrugës së re të Mëndafshit.
“Europa duhet të ketë një qëndrim ndaj projektit kinez për Rrugën e Mëndafshit”
Agjencia gjermane e lajmeve, Deutsche Welle ka publikuar sot një intervistë me Moritz Rudolf, të cilin e quan ekspert për çështjet e Kinës. Gjermania është një ndër vendet më aktive në emfatizimin e rrezikut kinez, nëse mund të flasim kështu, në fushën ekonomike. Përfaqësues gjermanë ishin ndër të parët që e vlerësuan me shqetësim edhe nismën “16+1” që përcakton formatin e bashkëpunimit të Kinës me Europën Qendrore dhe atë Lindore. Rudolf e vijon këtë “traditë” duke propozuar që Europa të dalë me një qëndrim të vetëm ndaj idesë kineze të Rrugës së Mëndafshit.
Rruga e Mëndafshit klalon nga bankat
Projekti gjigand që po tenton Kina përmes Rrugës së Mëndafshit, një nismë e shpallur nga presidenti kinez Ji Xiping që prej vitit 2013 bazohet në një program të madh kreditimi që do të financojë porte, rrugë dhe linja hekurudhore.
BE-ja refuzon iniciativën kineze të "Rrugës së Mëndafshit"
Bashkimi Europian ka refuzuar ofertën e Pekinit zyrtar për atë që quhet si revolucioni global infrastrukturor. Sipas vendeve anëtare oferta miliardëshe e Kinës nuk merr parasysh problemet e mjedisit dhe ato sociale dhe se ajo nuk ka transparencë. Gazeta britanike “The Guardian” citon një diplomat të lartë të BE-së të jetë shprehur se BE-ja e miraton këtë projekt dhe mendon se ai do të ketë sukses vetëm nëse bazohet në transparencë, partneritet.
Kina në “Rrugën e Mëndafshit”, Shqipëria e paqartë çfarë mund të përfitojë
Në Kinë çeli punimet samiti i nismës, “Një brez një rrugë”, ku marrin pjesë udhëheqës dhe përfaqësues nga 29 vende të botës. Duke theksuar se ekonomia globale ka nevojë për nisma të reja dhe protagonistë të rinj, Presidenti kinez, Xi Jingpin deklaroi se qeveria kineze do të vërë në dispozicion të kësaj iniciative ambicioze 124 miliardë dollarë. Sipas tij kjo nismë mund të hapë rrugët për prosperitet dhe paqe në mbarë botën.
“Rruga e Mëndafshit”/Kina, faktor i ri gjeopolitik në Europë
Revista e njohur gjermane “Der Spiegel” i kushton një shkrim të gjatë projektit kinez të “Rrugës së Mëndafshit”. Duke nisur me të dhënat fillestare për të dhe me vlerësimin e gjeopolitikës që ajo krijon, shkrimi përfundon me një shqetësim konstant të gjermanëve për këtë dalje të re të Kinës në Europë: “Është faji ynë që Europa nuk flet me një zë”, citohet në mbyllje të shkrimit kancelarja gjermane Angela Merkel.
Kina fton Shqipërinë të bëhet pjesë e projektit 21 trilionë dollarësh për Rrugën e Mëndafshit. Sikur të realizohej Rruga e Arbrit!
Në Shqipëri ndodhet për vizitë përfaqësuesi i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Ji Bingxuan, i cili është pritur edhe nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Me rastin e kësaj vizite në Tiranë është zhvilluar mesditën e së premtes forumi “Ndërtimi i përbashkët i një brezi e një rruge", në të cilin zyrtari kinez ka shpjeguar nismën e Pekinit për Rrugën e Mëndafshit.