Rruga e Mëndafshit klalon nga bankat
Projekti gjigand që po tenton Kina përmes Rrugës së Mëndafshit, një nismë e shpallur nga presidenti kinez Ji Xiping që prej vitit 2013 bazohet në një program të madh kreditimi që do të financojë porte, rrugë dhe linja hekurudhore.
Kjo do të thotë, megjithatë, një barrë e rëndë për disa banka dhe ndoshta për disa vende. Analistët dhe drejtuesit e vetë bankave shprehin shqetësim jo vetëm për mënyrën se sa i qëndrueshëm është borxhi i atyre vendeve të përfshira në këtë nismë por edhe për qëndrueshmërinë ekonomike të vetë veprave. Shqetësimi i parë vjen nga nga Guvernatori i Bankës së Kinës, Zhou Xiaotsouan, i cili paralajmëroi se mbështetja me kredi të lira paraqet "rreziqe dhe probleme."
Në zemër të kësaj huamarrjes të gjerë janë dy bankat kineze: Banka e Zhvillimit të Kinës (CDB) dhe Banka Eksport-Import e Kinës (EXIM). Të dyja bankat kanë dhënë kredi prej 200 miliardë dollarësh në vende të Azisë, Lindjes së Mesme dhe Afrikës. Ato janë megjithatë në dispozicion për të dhënë të paktën edhe 55 miliardë $. Kjo u njoftua në samitin e vendeve të Rrugës së Mëndafshit, një javë më parë në Pekin.
Normat e interesit janë shumë më të ulëta se zakonisht dhe afatet e ripagimit janë zgjatur shumë. Kostot e financimit të dy bankave mbetet në nivele shumë të ulëta për shkak të injektimit të likuiditetit nga udhëheqja kineze, por edhe për shkak se dy bankat kanë qasje në programin shtesë të Bankës Qëndrore Kineze.
Indikativ është rasti i dhënies së huasë nga CDB për të financuar 75% të linjës hekurudhore me shpejtësi të lartë në Indonezi, e para e këtij lloji në vend. Sipas Bankës Internacionale të Kinës, periudha e shlyerjes së kredisë është 40 plus 10 vjet .
60% e kredisë është në dollarë, me 2% interes, dhe pjesa e mbetur prej 40% në juan, me një normë interesi prej 3.4%.
Sipas të dhënave zyrtare të Pekinit, 1676 projektet e Rrugës së Mëndafshit janë marrë përsipër nga 47 prej 102 ndërmarrjeve shtetërore të Kinës. Grupi ndërtimit China Communications Construction Group ka nënshkruar kontrata me vlerë 40 miliard dollarë dhe ka ndërtuar 10,320 km rrugë, 95 porte, 10 aeroporte, 152 ura dhe 2,080 linja hekurudhore në vendet që i përkasin Rrugës së Mëndafshit.
Vlerësimet e Fitch në Shanghai vënë në dukje se "shumë nga këto kredi do të përfundojë në vendet që e kanë të vështirë për të siguruar kredi nga bankat perëndimore, pasi ratings e tyre nuk janë të kënaqshme dhe shpesh projektet nuk janë komercialisht të qëndrueshme.
http://www.kathimerini.gr/910403/article/oikonomia/die8nhs-oikonomia/o-d...
Add new comment