Kina fton Shqipërinë të bëhet pjesë e projektit 21 trilionë dollarësh për Rrugën e Mëndafshit. Sikur të realizohej Rruga e Arbrit!
Në Shqipëri ndodhet për vizitë përfaqësuesi i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Ji Bingxuan, i cili është pritur edhe nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Me rastin e kësaj vizite në Tiranë është zhvilluar mesditën e së premtes forumi “Ndërtimi i përbashkët i një brezi e një rruge", në të cilin zyrtari kinez ka shpjeguar nismën e Pekinit për Rrugën e Mëndafshit. Gjithashtu, ai u shpreh se pala kineze mirëpret pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë nismë, e cila do të kushtojë mbi 21 trilionë dollarë dhe do të ndihmojë ndjeshëm në shkëmbimet ekonomike mes vendeve të Europës dhe të Azisë”, raporton “Top-Channel”(http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=327661). Diçka e stërmadhe kjo për një vend si Shqipëria, me të cilën pala kineze nuk ja doli të finalizonte edhe një projekt mikroskopik në raport me të, si Rruga e Arbrit.
Add new comment