385 miliardë dollarë borxh i paraportuar ndaj Kinës nga 165 vende të ndryshme
165 vende të ndryshme të botës i kanë një borxh prej 385 miliardë dollarë Kinës në kuadër të nismës së Rrugës së re të Mëndafshit. Të dhënat dalin nga një studim katërvjeçar amerikan në AidData sipas të cilit borxhi është krijuar përmes kredive të raportuara në shifra më të ulëta sesa janë realisht, ose të paraportuara.
Mënyra e fshehjes së ngarkesës së detyrimeve të krijuara ndaj Kinës ka qenë ajo e kredive speciale private dhe gjysmë private në dallim nga kreditë shtetërore që janë të raportuara saktë.
Nga 165 vendet e marra në studim, 42 prej tyre me të ardhura të ulëta dhe të mesme kanë një borxh që kalon 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe në këtë listë hyjnë Laos, Papua Guiena e Re, Maldivet, Brunei, Kamboxhia dhe Birmania. Mes këtyre vendeve spikat Laosi që sipas studimit ka një projekt si ai i hekurudhës me Kinën që është i financuar tërësisht nga një borxh jozyrtar prej 5.9 miliardë dollarësh, që shkon në 1/3-ën e PBB-së.
Nga 13 mijë projekte të marra në studim në kuadër të Rrugës së Mëndafshit, iniciuar në vitin 2013 nga Xi Jinping, vlera e të cilave shkon 843 miliardë dollarë, të cilat në masën 70%, pas projektit në fjalë kanë kaluar nga kredi qeveri me qeveri në kredi bankash, kompanish shtetërore, sipërmarrjesh dhe insititucionesh private me qeveri.
Në kuadrin e kësaj manovre është krijuar borxhi i paraportuar prej 385 miliardë dollarësh. Një tjetër arsye pse Kina ka bërë këtë ndryshim është edhe fakti se vende në vështirësi financiare do të detyroheshin që me kredi qeveritare të pranonin bllokimin e aseteve në rast mospagese të detyrimeve, ndërkohë që me kreditë e ndryshura, pagesat bëhen me të ardhurat e gjeneruara nga projektet e financuara. Për të shmangur pamundësinë e disa vendeve për të marrë borxh të ri për shkak të borxhit ekzistues, pala kineze mendoi të ndryshonte formulën dhe lehtësonte kështu hyrjen në tratativa negociimi.
Add new comment