Irani mes dy zgjedhjeve

Postuar në 19 Maj, 2017 10:41

Sot në Iran mbahen zgjedhjet presidenciale, një proces që mund të ketë efekte të thella në të ardhmen e vendit dhe marrëdhëniet e tij me Perëndimin. Presidenti Hasan Rohhani, një klerik i moderuar për standardet iraniane kërkon një mandat të dytë në fronin presidencial, në garën përballë një numri kandidatësh konservatorë.

A është Irani një Republikë Demokratike?CNN thotë Po dhe Jo. Presidenti dhe Parlamenti kombëtar janë zgjedhur në mënyrë demokratike, por Lideri Suprem është i përjetshëm dhe ka fjalën e fundit në të gjitha aspektet e jetës politike. Udhëheqësi suprem është kleriku Ayatollah Ali Khamenei. Ai luanë një rol të rëndësishëm në përbërjen e këshillit konservator qw vendos kush mund të kandidojë për president dhe kush jo. Shumë kandidatë progresive kanë dalë nga gara për shkak të këtij bordi.

Çfarë i intereson Perëndimit?

Rohan ishte "faktor" kyç për arritjen e marrëveshjes për programin bërthamor me SHBA-në vitin 2015. Në mandatin e tij u krijua një marrëdhënie  e mirë me Perëndimin. Rizgjedhja e tij do të thotë se Irani mund të vazhdojë të përparojë dhe t'i japë fund programit bërthamor.  "Blloku" Konservator i Iranit, i cili ka mbështetjen e Ali Khameneit ka kritikuar ashpër marrëveshjen me SHBA. Kritika janë adresuar edhe ndaj Rohanit për "dorëzim" ndaj Perëndimit që do të thotë se një humbje do të sjellë ndryshime të rëndësishme në politikën e jashtme dhe mund të shkaktojë trazira ndërkombëtarisht.

Në garë janë pesë kandidatët presidencialë, por vetëm dy janë në gjendje të fitojnë. Presidenti aktual Hasan Rohani dhe kundërshtari i ashpër konservator, kleriku Ibrahim Raissis.
Rohan është modest dhe ka mbështetjen e elitës reformatore të vendit. Raissis është në thelb kandidat i përzgjedhur nga Khamenei. Kleriku 56 vjeçar ishte anëtar i të ashtuquajturit "Komisioni i vdekjes" dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në dënimin me vdekje të mijëra të burgosurve politikë në verën e vitit 1988.Rohan prezantoi marrëveshjen bërthamore si një lëvizje që do të hapë dyert e prosperitetit ekonomik, do të nxjerrë vendin nga izolimi dhe do të krijojë miliona vende pune për iranianët.

Kush do të fitojë?
Zgjedhjet në Iran janë të paparashikueshme. Pyetja kryesore që mbetet për të marrë përgjigje është nëse qytetarët mbështesin ende axhendën modeste të presidentit Rohani apo dëshirojnë një politikë më konservatore që do t'i japë fund kursit progresiv të Iranit dhe do ta rivendosë në izolimin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.