Bien akuzat për Assange, Suedia pushon çështjen e përdhunimit
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange deklaroi se nuk do t’i falë falë ata që u bënë përgjegjës për izolimin e tij për 7 vite, 5 pesë prej të cilave i kaloi në Ambasadën e Ekuadorit në Londër. 45 vjeçari Assange u strehua në ambasadën e Ekuadorit në qershor të vitit 2012 në mënyrë që të mos u dorëzohej autoriteteve në Suedi. Autoritetet suedeze kishte nisur hetimet kundër tij për përdhunimin e një gruaje, akuzë të cilën ai e mohoi kategorikisht. Këtë të premte, prokuroria e Suedisë njoftoi se pushoi çështjen.
"U mbajta për shtatë vjet nën akuzë, ndërkohë që fëmijët e mi po rriteshin dhe emri im përbaltej. Nuk fal dhe nuk harroj"-ishte mesazhi i Asange i postuar në Twitter. Ndërkohë, qeveria e Ekuadorit, vendi që i ka dhënë azil Assange, përshëndeti vendimin e Stokholmit dhe i kërkoi Mbretërisë së Bashkuar t’i garantojë një "dalje të sigurt" nga ambasada.."Urdhri i arrestit evropian nuk është më i vlefshëm Britania duhet të sigurojë daljen e zotit Assange "-deklaroi në Tëitter, Ministrii i Jashtëm i Ekuadorit, Guillaume Long.
Add new comment