Reuters: Si e ndihmoi Putin ish-gruan të bëhet milionere
Reuters sjell fakte që sipas saj zbulojnë se si kanë përfituar të afërmit dhe miqtë e presidentit rus, Vladimir Putin. Përveç fëmijëve të tij, "Cari" duket se ka ndihmuar ish-gruan, Lyudmila Putina, të bëhet milionere, duke i dhënë pronësinë e një ndërtesë historike në qendër të Moskës.
Sipas Reuters, "Vila Volkonsky" i takon fondacionit bamirës CDIC, i cili u themelua gjatë kohës që Ludmila ishte ende e martuar me presidentin rus. Në ndërtesë janë të vendosura zyrat e Fondacionit dhe disa banka e zyra që i paguajë qiranë një kompanie me emrin Meridian. 99% e saj i takon Agjencisë "Intererservis", e cila është në pronësi të Ludmila Alexandrovna Skrempniova.
Agjencia thekson se nuk ka gjetur prova se Skrempniova është ish-gruaja e Putinit, por të gjitha provat tregojnë se bëhet fjalë për të njëjtin person. Presidenti rus dyshohet se i ka dorëzuar ndërtesën historike në një fondacion bamirësie jofitimprurës, por të ardhurat nga qiratë u kthyen në familjen e tij dhe jo të shtetit. Ish-gruaja e Putin ka ende burim të ardhurash këtë ndërtesë
“Volkonsky”, shtëpia me numrin 9 në rrugën Vozdvizhenka në qendër të Moskës dikur i përkiste gjyshit të Leon Tolstoy, Nikolai Volkonski. Ndërtesa ka një rëndësi historike pasi poeti Sergei Yesenin shkroi këtu disa nga veprat e tij. Që atëherë kjo ndërtesë ka kaluar në duar të ndryshme derisa arriti në duart e ish-gruas së Putinit.
Add new comment