Blloku Bota
Videolajm/Gomonia me 34 refugjatë merr flakë
Videoja e realizuar nga forcat ajrore portugeze tregon një gomone me 34 refugjatë që merr flakë. Ata hidhen në ujë dhe fatmirësisht janë shpëtuar.
SHBA nis armatosjen e kurdëve të Sirisë, injoron kërkesën e Turqisë
Shtetet e Bashkuara njoftuan nisjen e operacionit për furnizimin me armë të kurdëve të Sirisë në përpjekje për të rimarrë qytetin sirian të Rakas të kontrolluar nga ISIS. Zëdhënësi i Pentagonit, Major Adrian Rankine-Galloëay tha se militantët kurdë morën armë të lehta dhe automjete nga ushtria amerikane.
Video/Dy shpërthime në Bagdad - njëri në një dyqan akullloresh
Një dhunë dhe krime absurde në një vend ku shumëkush do të mbijetojë. Nga dy shpërthimet kanë vdekur 23 persona dhe janë plagosur mbi 50 të tjerë.
Trump replikon ndaj Merkel: Jo më defiçitit tregëtar me Gjermaninë dhe një NATO-je ku nuk paguajnë
Ditë pasi kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se Gjermania dhe Europa nuk mund të bazohen më tek një aleat si SHBA, presidenti amerikan Donad Trump ka lëshuar një deklaratë – lajm që nuk dihet mirë se çfarë parathotë.
“Ne kemi një deficit tregëtar masiv me Gjermaninë, plus ata paguajnë shumë më pak sesa duhet të paguanin në NATO dhe për ushtrinë. Shumë keq për SHBA-të. Kjo do të ndryshojë”, shkruan Trump në një postim në Twitter.
Video e Selman Abedi në supermarket para sulmit në Manchester
Pak orë para se të kryente masakrën vetëvrasëse në Manchester, 22-vjeçari Selman Abedi është filmuar në një supermarket në Londër duke blerë snacks dhe sende për veten. Në video ai duket i qetë dhe i vetëdijshëm për lëvizjet që kryen para se të shkojë në banesë dhe të përgatitet për sulmin në Manchester Arena ku mbetën të vdekur 22 persona dhe u plagosën 100 të tjerë. Policia ka kryer deri më tani 16 arrestime për sulmin terrorist në Londër.
Vdes Manuel Noriega, ish-diktatori i Panamasë
Ish-diktatori i Panamasë, Manuel Noriega ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare pas një operacioni në tru. Vdekja e tij u njoftua nga Presidenti aktual i Panamasë, Juan Carlos Varela. Noriega sundoi Panamanë nga 1983 deri më 1989. Ai ishte spiun i CIA-s, deri në ndërhyrjen e SHBA-së dhe përmbysjen e qeverisë së tij të korruptuar. Gjatë qeverisjes së tij ai kishte bashkëpunuar me shitësit e drogës si Pablo Escobar. Noriega u dënua fillimisht në SHBA në vitin 1992 dhe u burgos në Panama deri në vdekjen e tij.
McCain: Putin kërcënim më i madh se ISIS
Senatori amerikan John McCain deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin është kërcënim më i madh për sigurinë globale sesa Shteti Islamik, dhe paralajmëroi se Senati do të promovojë sanksione të tjera kundër Moskës për ndërhyrje të pretenduar në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar. McCain, një anëtar i rëndësishëm i politikës së jashtme në Kongres, i bëri këto deklarata në Australi, ku mori pjesë në një samit për sigurinë.
Videolajm/12 të vdekur nga stuhitë e erës në Moskë
Stuhi të pazakonta ere dhe shiu në kryeqytetin rus të krahasueshme vetëm me atë që ndodhi në vitin 1998 në Moskë. Pamjet flasin vetë për forcën e erës, ndërkohë që ka patur edhe 50 të lënduar.
Qeveria e re e Maqedonisë - shqiptarët rol kyç, por edhe të akuzuar për korrupsion
Zoran Zaev ka prezantuar listën e kandidatëve të tij për ministra të qeverisë së re në Maqedoni. Koalicioni i drejtuar prej tij përbëhet nga LSDM-ja me 49 mandate, BDI-ja me 10 mandate, 3 mandate nga Aleanca për Shqiptarët. 13 mandatet deçizive përbëhen nga parti shqiptare, ndërkohë që Lëvizja Besa u tërhoq nga ideja e pjesëmarrjes në qeveri, ndoshta për shkak të rivalitetit me BDI-në e Ali Ahmetit.
Lista raportohet si më poshtë:
Zoran Zaev Kryeministër
Për një qasje realiste ndaj një partneri të pabesueshëm si Trump
Qasje realiste kundër një partneri të pabesueshëm si presidenti amerikan sugjerojnë analistët gjermanë pas samitit të G7. Opinionistët i kushtojnë vëmendje të veçantë apelit që bëri Kancelarja Merkel që evropianët të marrin në dorë fatin e tyre.
Në komentin kryesor të Frankfurter Allgemeine Zeitung të titulluar "Asnjë besim te SHBA", kolumnisti përshkruan mungesën e të kuptuarit të përgjegjësisë nga ana e presidentit amerikan ndaj politikës globale dhe vazhdon: