McCain: Putin kërcënim më i madh se ISIS
Senatori amerikan John McCain deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin është kërcënim më i madh për sigurinë globale sesa Shteti Islamik, dhe paralajmëroi se Senati do të promovojë sanksione të tjera kundër Moskës për ndërhyrje të pretenduar në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar. McCain, një anëtar i rëndësishëm i politikës së jashtme në Kongres, i bëri këto deklarata në Australi, ku mori pjesë në një samit për sigurinë.
"Unë mendoj se Putin është kërcënimi kryesor dhe më i rëndësishëm, më shumë edhe se ISIS”, tha ai në një intervistë për Australian Broadcasting Company (ABC), duke iu referuar Shtetit Islamik. "Mendoj se rusët janë sfida më e madhe", tha McCain, i cili kryeson Komitetin e Forcave të Armatosura të Senatit Amerikan. "Ne kemi nevojë për të rritur dënimet dhe shpresoj se Senati do të vazhdojë me të tjera sanksione kundër Rusisë"-tha ai. McCain beson se ekipi i sigurisë së presidentit Trump ka një strategji për të dalë fitimtarë në Afganistan dhe se Trump ka besim të madh në këtë grup.
Add new comment