Për një qasje realiste ndaj një partneri të pabesueshëm si Trump

Postuar në 29 Maj, 2017 13:01

Qasje realiste kundër një partneri të pabesueshëm si presidenti amerikan sugjerojnë analistët gjermanë pas samitit të G7. Opinionistët i kushtojnë vëmendje të veçantë apelit që bëri Kancelarja Merkel që evropianët të marrin në dorë fatin e tyre.
Në komentin kryesor të Frankfurter Allgemeine Zeitung të titulluar "Asnjë besim te SHBA", kolumnisti përshkruan mungesën e të kuptuarit të përgjegjësisë nga ana e presidentit amerikan ndaj politikës globale dhe vazhdon:
"Edhe ish-presidentët amerikanë nuk hezituan në asnjë moment për të mbrojtur interesat e vendit të tyre, apo ato që konsideroheshin si interesa, por tani të krijohet përshtypja se çdo gjë është në rrezik dhe se Trump po u jep të drejtë të gjithë atyre që e krahasuan me një sferë vinçi që kërkon të prishi rendin botëror. 
Süddeutsche Zeitung e Mynihut fton politikanët të zbresin në fushën e realizmit. "Nuk na mbetet asgjë më shumë sesa të vazhdojmë dialogun"-thekson gazeta. 
"Kjo nuk do të thotë që t'i përshtatemi seksizmit të Trump, vrazhdësisë së tij dhe as të pranojë politikën e tij mbi çështjet e klimës. Në disa raste mesazhet duhet të jenë të drejtëpërdrejta ashtu paralajmërimi i kancelares Merkel për evropianët që të marrin përgjegjësitë e tyre.
Ne duhet të pranojmë se prania e një presidenti amerikan si Trump është e vërtetë dhe se njerëzimi me Presidentin Trump u bë pa dyshim më i paparashikueshëm dhe i rrezikshëm, por në të njëjtën kohë është e vërtetë se pa SHBA nuk mund të zgjidhim shumë probleme, aq më tepër ato që janë kundër SHBA-ve. 
Gazeta Handelsblatt publikon një artikull të Marcel Fratser, profesor i Makroekonomisë në Universitetin Humboldt të Berlinit dhe kreu i Institutit të Kërkimeve Ekonomike me titullin "Gjermania, morali i dyfishtë". Ekonomisti i shquar kritikon qëndrimin e Gjermanisë ndaj Bankës Qëndroe Europiane për politikën monetare ekspansioniste.
"Mund të bartë rreziqe për kursimtarët e rinj gjermanë dhe shumë institucione financiare, por është edhe në vetë interesin tonë të ndihmojmë Bankën Qendrore Evropiane për t'i dhënë fund krizës evropiane dhe për të siguruar Gjermani rritjen afatgjatë të ekonomisë dhe vendeve të punës"-thotë Marcel Fratser.
"Politika gjermane bën mirë që shpreh kritika për fqinjët evropianë për shkak të mungesës së reformave dhe borxhit të lartë publik. Me të drejtë vë në dukje se shumë evropianë nuk i respektojnë rregullat e përbashkëta, por të njëjtën gjë bën edhe qeveria gjermane. Për vite të tëra shkel rregullat e përbashkëta për defiçitin buxhetor dhe në vend që të ndihmojë në zgjidhjen e problemit, qeveria gjermane është duke u përpjekur për ta anashkaluar rregullat dhe mohon gabimiet e saj"-shton Fraster.

http://mobile.in.gr/category/world/article/1500146566

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.