Fundi i Luftës së Ftohtë/Nis riarmatimi masiv i fuqive bërthamore

Postuar në 27 Maj, 2017 11:56

Nuk ëshë vetëm Korea e Veriut që po armatoset. Edhe ShBA e tani edhe Rusia po prezantojnë për publikun armë të reja qëllimi i të cilave thuhet se ëhstë mbrojtja, por kapaciteti është i tillë që shkatërron planetin. 
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoigu, deklaroi së fundmi se puna për ndërtimin e raketës Saramt po vijon pa ndërprerje. Raketa është një përbindësh I vërtetë: rreze 17 mijë km, pesha 100 tonë, ngarkesa 10 tonë. Raketa do të mbajë disa koka me shënjestra autonome që u caktohet me anë të një algoritmi: kokat që do të jenë 15 ka kapacitet secila nga 150-300 kilotonë. Një shkatërrim total pasi mjafton të kujtojmë se bomba e Hiroshimës ishte 10 ose 15 kiloton. Si për të plotësuar edhe më shumë këtë skenar shërben edhe shpejtësia e raketës: ndonëse peshon 100 tonë ajo të ecë me shpejtësi hipersonike dhe do të ndryshojë lartësië në trajektore për të shmangur interceptimin nga sistemet mbrojtëse. 
Ajo zëvendëson sistemin aktual, Voyevoda, 154 nga të cilat janë shkatërruar në zbatim të traktatit START të vitit 1991. Traktati përfundon në vitin 2021 dhe ky investim kaq i madh tregon se askush nuk ka ndërmend të rifirmosë një pakt të këtillë duke sinjalizuar se bota po hyn në një nga epokat më të rrëzikshme për sigurinë e njeriut. Mediat ruse shkruajnë se programi është një përgjigje mbrojtëse ndaj lëvizjeve të SHBA-së në këtë drejtim. Deri në vitin 2020 ShBA ka akorduar 1 trilionë dollarë për një program modernizimi për bombarduesit strategjikë, nëndetëset bërthamore dhe raktetat ndërkontinentale balistike. 

https://www.rbth.com/defence/2017/05/26/why-russia-is-urgently-developin...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.