start

Duam bashkëpunim me Rusinë për një Traktat të ri START

Postuar në 23 Shkurt, 2023 18:39

Nën-sekretarja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland, ka deklaruar në një intervistë për “The Washington Post” se SHBA dëshiron të rifillojë inspektimet e përbashkëta me Rusinë për kontrollin e armëve strategjike.

Ne do të donim të riktheheshim me inspektimet e përbashëkta. Do të donim të riktheheshim në një vend ku mund të ulemi në një tryezë dhe të flasim për zbatimin e traktatit

citohet ajo edhe nga agjencia ruse e lajmeve “Tass".

Rusia pezullon pjesëmarrjen në Traktatin e ri të Reduktimit të Armëve Strategjike

Postuar në 21 Shkurt, 2023 14:29

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar se Kremlini ka vendosur të pezullojë pjesëmarrjen në një traktat të ri për reduktimin e armëve strategjike me SHBA-të, por nuk do të tërhiqet prej tij. Ai e ka bërë deklaratën gjatë një fjalimi në Asamblenë Federale ruse ku ka vënë theksin te kuptimi termit të përdorur.

Duhet të them sot se Rusia po ndërpret pjesëmarrjen e vet në një Traktat të Ri STRAT – Strategic Arms Reduction Treaty. E përsëris: jo tërhiqemi, por vetëm ndërpresim pjesëmarrjen në të

SHBA i rikthehet Traktatit të Reduktimit të Armëve Strategjike me Rusinë

Postuar në 22 Janar, 2021 12:32

Administrata e re amerikane do t’i rikthehet Traktatit të Reduktimit të Armëve Strategjike që parashikon kufizimin e armëve deri në 1 550 koka bërthamore aktive. Sipas raportimeve të ndryshme mediatike, presidenti i ri i SHBA, Joe Biden, synon të riaktivizojë Traktatin duke shtyrë afatet e zbatimit të tij. 

Fundi i Luftës së Ftohtë/Nis riarmatimi masiv i fuqive bërthamore

Postuar në 27 Maj, 2017 11:56

Nuk ëshë vetëm Korea e Veriut që po armatoset. Edhe ShBA e tani edhe Rusia po prezantojnë për publikun armë të reja qëllimi i të cilave thuhet se ëhstë mbrojtja, por kapaciteti është i tillë që shkatërron planetin. 

Subscribe to RSS - start