Rusia pezullon pjesëmarrjen në Traktatin e ri të Reduktimit të Armëve Strategjike
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar se Kremlini ka vendosur të pezullojë pjesëmarrjen në një traktat të ri për reduktimin e armëve strategjike me SHBA-të, por nuk do të tërhiqet prej tij. Ai e ka bërë deklaratën gjatë një fjalimi në Asamblenë Federale ruse ku ka vënë theksin te kuptimi termit të përdorur.
Duhet të them sot se Rusia po ndërpret pjesëmarrjen e vet në një Traktat të Ri STRAT – Strategic Arms Reduction Treaty. E përsëris: jo tërhiqemi, por vetëm ndërpresim pjesëmarrjen në të
ka thënë ai.
Sipas tij, përpara sesa Rusia të nisë diskutimin për një traktat të ri, duhet të kuptojë se për çfarë konkurojnë vende të tilla të NATO-s dhe sesi do të konsiderohen arsenalet e tyre bërthamore.
Tani sipas vetë deklarimeve të tyre, ato kanë bërë de facto ofertë për këtë proces. Po mirë, Lavdi Zotit! Vazhdoni, nuk jemi kundër. Por nuk ka pse të vazhdojnë të gënjejnë se janë kampionë të paqes dhe uljes së tensioneve
është shprehur ai.
Add new comment