SHBA i rikthehet Traktatit të Reduktimit të Armëve Strategjike me Rusinë
Administrata e re amerikane do t’i rikthehet Traktatit të Reduktimit të Armëve Strategjike që parashikon kufizimin e armëve deri në 1 550 koka bërthamore aktive. Sipas raportimeve të ndryshme mediatike, presidenti i ri i SHBA, Joe Biden, synon të riaktivizojë Traktatin duke shtyrë afatet e zbatimit të tij.
Presidenti ka qenë prej kohësh i qartë se traktati i Ri është në interesat kombëtare të sigurisë për SHBA. Dhe kjo zgjatje bëhet merr edhe më shumë kuptim kur marrëdhënia me Rusinë është rivalizuese siç është aktualish
është shprehur sekretarja për Shtypin e presidencës amerikane, Jen Psaki.
Lëvizja është mirëpritur në Kremlin që ka njoftuar se pret të mësojë më shumë hollësi nga ky propozim. Traktati që është në fuqi u firmos nga presidenti Barack Obama dhe homologu i tij rus, Dmitry Medvedev në vitin 2010. Ai kufizon edhe numrin e avionëve bombardues që përdoren për transporin e kokave bërthamore. Ai skadon më 4 shkurt dhe Trump kishte njoftuar se nuk do ta rinovonte atë.
Add new comment