Duam bashkëpunim me Rusinë për një Traktat të ri START

Postuar në 23 Shkurt, 2023 18:39

Nën-sekretarja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland, ka deklaruar në një intervistë për “The Washington Post” se SHBA dëshiron të rifillojë inspektimet e përbashkëta me Rusinë për kontrollin e armëve strategjike.

Ne do të donim të riktheheshim me inspektimet e përbashëkta. Do të donim të riktheheshim në një vend ku mund të ulemi në një tryezë dhe të flasim për zbatimin e traktatit

citohet ajo edhe nga agjencia ruse e lajmeve “Tass".

E pyetur për faktin se së fundmi Rusia ka pezulluar pjesëmarrjen e saj në Traktatin e Ri, Nuland ka deklaruar se Departamenti i Shtetit po përpiqet të kuptojë se çfarë do të thotë kjo. Qëndrimi vjen dy ditë pasi u njoftua se Rusia revokoi një urdhër ekzekutiv të vitit 2012 për parimet e politikës së jashtme, që nënkuptonte se traktati i ri START apo edhe konsiderimi i bashkëpunimit shumëpalësh për çështje të ndryshme, duke bërë të qartë se politika e jashtme e saj do të ndryshojë dhe se mosbesimi është një ndër elementët e rinj të kësaj që po pasqyrohet në botë.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Nuk e kuptojne sepse bejne sikur nuk e kuptojne.
Pastaj Viki koketulja eshte e zene duke shperndare biskota per revolucione e djegur shtete.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.